1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nënshkrimi i marrëveshjes mes SHBA dhe Polonisë për sistemin e mbrojtjes nga raketat

Kjo marrëveshje nuk zemëron vetëm, Rusinë, por do të thotë edhe një krizë e vërtetë për NATO-n dhe BE-në.

Pamje nga testet amerikane për sistemin e mbrojtjes nga raketat

Pamje nga testet amerikane për sistemin e mbrojtjes nga raketat

Rusia e konsideron si kërcënim marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Varshavës për vendosjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat në territorin polak. Nëse kjo marrëveshje do të vihet në jetë, kjo varet prej rezultatit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman të së enjtes.

Gazeta “Nürnberger Zeitung” komenton: “Marrëveshja nuk zemëron vetëm, Rusinë, por ajo do të thotë edhe një krizë e vërtetë për NATO-n dhe BE-në. Varshava, Praga dhe Uashingtoni me këtë janë distancuar qartë prej partnerëve, një linjë të përbashkët apo ndonjë marrëveshje lidhur me këtë nuk ka pasur asnjëherë. Megjithatë ai që i nxjerr jashtë loje partnerët, duke pasur në fokus vetëm realizimin e interesave private, vë parimisht në pikëpyetje antarësinë e vet. NATO dhe BE-ja duhet tani të përballen jo vetëm me pasojat në marrëdhëniet gjithësesi të vështira me Rusinë, por edhe me pasojat e qëndrimit individual në bashkësi.”

Në të përditshmen “Ostsee Zeitung” autori vëren: “Fakti që Polonia me kaq patriotizëm po struket nën mbrojtjen e SHBA jep shkas për shqetësim. Vet marrëveshja, por edhe më shumë zbatimi i saj nuk e rrisin sigurinë, përkundrazi kjo shton rrezikun për tensione të reja në botë. Së pari Polonia e si rjedhojë Evropa me këtë bëhet destinacion i sulmeve të mundshme. Së dyti Polonia del kundër interesave evropiane, duke u bërë pjesë e kalkulimeve gjeostrategjike të administratës së Bushit. Kjo është një qeveri e SHBA, që me besimin e saj të marrë tek pushteti i armëve po lë pas shumë rënoja. Së treti Moska këtë marrëveshje të Varshavës, veçanërisht në sfondin e krizës në Kaukaz, e percepton si një konfrontim. Qysh tani ka njoftime mbi planet ruse për pajisjen sërish të flotës së Baltikut me kokat atomike shpërthyese. Më këtë kërcënon një garë e re armatimi në Evropë. Ky nuk është sukses, por falimentim.”

Një citat nga komenti i “Hamburger Morgenpost”: “Polonia nuk e pa të nevojshme të gjente një zgjidhje në marrëveshje me fqinjët, me BE-në dhe me NATO-n. Me këtë Polonia pas bllokimit të kushtetutës i ka dhënë një tjetër goditje BE-së. Me sa duket si mësim nga historia Polonia nuk ka vizion Evropian, por mbështetet tërësisht tek mbrojtja e Amerikës. Kjo është dritëshkurtësi: Edhe Gjeorgjia besonte, se ka të njëjtën të drejtë si dikur Kuvajti apo Iraku për ndërhyrjen e ushtarëve të SHBA. Por në këtë kontekst si Polonia edhe Gjeorgjia vetëm mund të shpresojnë, që ndonjë ditë do të zbulohet naftë në gjirin e Gdnaskut apo të Zuhumit.”

  • Data 21.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2Km
  • Data 21.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2Km