1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nënpresidenti i SHBA, Biden: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, Kosova e pandashme

Joseph Biden kërkoi nga udhëheqësit politikë kosovarë që ta zbatojnë planin e Marti Ahtisarit, të integrojnë pakicat në shoqërinë kosovare dhe të plotësojnë kushtet për kthimin e të zhvendosurve serbë.

Nënpresidenti i SHBA, Joseph Biden

Nënpresidenti i SHBA, Joseph Biden

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kjo ishte deklarata e parë e nënpresidentit të SHBA, Xhozef Biden, drejtuar udhëheqësve politikë dhe qytetarëve të Kosovës. Mijëra qytetarë të ardhur në Prishtinë nga të gjitha rajonet e vendit mbanin pankarta në duar më mbishkrimin "Mirëserdhe, nënpresident Biden", “Thank you USA!". Joseph Biden, nga aeroporti i Prishtinës arriti tek Kuvendi i Kosovës me një helikopter ushtarak. Nënpresidenti Biden, fillimisht, zhvilloi biseda me dyer të mbyllura me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaci. Në një prononcim të shkurtër për media, para se të mbajnte një fjalim para deputetëve të Kosovës, nënpresidenti Biden tha se ishte i mrekulluar me mikpritjen që i bëri Kosova dhe tha se SHBA-së, do ta mbështesin gjithmonë shtetin e ri, Kosovën.

SHBA-së, e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk ka kthim prapa, kjo është e para. E dyta, qëndrimi i SHBA-së, është se Kosova në tërësinë e saj duhet të jetë unike, kjo është kërkesë themelore, ky është qëndrimi i politikës amerikane për Kosovën. Dhe e treta, unë mendojë se Qeveria e Kosovës ka bërë përparim në këtë vit të parë të pavarësisë, kjo është për tu lavdëruar, ndërsa elementi kritik është se qeveria që të punojë që Kosova të jetë një shoqëri shumëetnike, për këtë do ta keni mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së”, tha nënpresidenti amerikan, Joseph Biden.

Nënpresidenti amerikan gjatë fjalimit në kuvendin e Kosovës bëri një retrospektivë të zhvillimeve rreth çështjes së Kosovës, që kur ai kryesonte Komisionin për Politikë të jashtme të senatit amerikan, dhe kërkonte ndëshkimin e Serbisë për politikën e saj ndaj Kosovës dhe mbështeste pavarësinë e Kosovës. Ai tha se tash, elementi kryesor i politikës amerikane është që t'i ndihmojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të integrohen në Evropë.

Joseph Biden tha se gjatë vizitës së tij në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe tash në Kosovë ka potencuar qartë se në këtë rajon duhet të mbretërojë paqja.

Për herë të parë në histori vendet e këtij rajoni duhet të kenë bashkëpunim ndërmjet vetee. Ky është qëllimi i SHBA-së dhe miqëve të saj evropian, që në këtë rajon njeëherë e përgjithmon të mbretërojë paqja dhe demokracia”, tha Joseph Biden.

Nënpresidenití amerikan kërkoi nga institucionet e Kosovës që ta zbatojnë planin e Marti Ahtisarit, të integrojnë pakicat në shoqërinë kosovare, të plotësojnë kushtet që serbët dhe të zhvendosurit e tjerë të kthehen në Kosovë.

Udhëheqësit politik kosovarë, vizitën në Kosovë të nënpresidentit amerikan, e kanë cilësuar vizitë historike. Qtetarët e Kosovës, zotin Biden e kujtojnë edhe dy dekada më parë kur ai mbështeste fuqishëm pavarësinë e Kosovës. Kjo vizitë sipas presidentit Fatmir Sejdiu cilësohet si një riafirmim i mbështetjes dhe përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, por edhe për paqen dhe qendrueshmërinë në rajon.

Në veri të Mitrovicës dhe në Gracanicë, jo larg Prishtinës qindra serbë organizuan protesta kundër vizitës nënpresidenti amerikan Joseph Biden. Serbët e Kosovës zotin Biden e cilësojnë armik të tyre, për faktin se një dekadë më parë ai mbështeste fuqishëm bombardimet mbi caqet serbe të sigurisë. Joseph Biden, gjatë ditës së enjte do të vizitojë trupat amerikane të stacionuara në Bondsteel dhe do të realizojë edhe një vizitë në manastirin e Deçanit.


Autor: Bekim Shehu /Prishtinë

Redaktoi: Auron Dodi



DW.COM

  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hukm
  • Data 21.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hukm