1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Nëna Merkel në Prishtinë"

Shtypi gjerman për vizitën e kancelares Merkel në Kosovë

default

"Për kancelaren Merkel ishte para së gjithash një vizitë e trupave të stacionuara atje. Por për Kosovën, posaçërisht për kryeministrin Hashim Thaçi, vizita është ditë feste. Shkollat janë mbyllur, fëmijët janë rreshtuar përgjatë rrugës nga aeroporti, duke valëvitur flamujt gjerman. Mirësjellja diplomatike kërkon një takim të Merkelit me kryeministrin e diskutueshëm. Thaçi dyshohet të ketë qenë i përfshirë në veprimtari kriminale. Përveç kësaj raportet me Gjermaninë janë rënduar qysh se në vitin 2008. Ai arrestoi nën rrethana të sajuara tre agjentë të BND-së dhe i liroi ata vetëm pas presionit masiv të zyrës së kancelares. Tani Angela Merkel vjen në Kosovë vetëm pak ditë, pasi që Serbisë i është refuzuar statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, i dëshiruar aq shumë në Beograd. Në konferencën e shkurtër për shtyp pas takimit Hashim Thaçi e lavdëron shumë kancelaren për angazhimin e saj të përgjithshëm dhe premton se Kosova do të përmbushë të gjitha detyrimet për të fituar "një të ardhme evropiane". Thaçi po ashtu shpreh respekt për ushtarët e plagosur gjermanë. Merkel i pranon të gjitha këto e distancuar pa demonstruar miqwsi. Ajo nuk dëshiron të krijojë dyshime se është e njënashme. Gjendja është e ndjeshme, një vizitw në Kosovë ëshë delikate. Për udhëtimin e saj ajo ka zgjedhur një rrugë të tërthortë ajrore mbi Bullgari, në mënyrë që të mos ketë nevojë të pyesë serbët për lejen e fluturimit mbi hapësirën e Serbisë, thuhet ndër të tjera në Süddeutsche Zeitung lidhur me vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Kosovë.

Ndërkaq nën titullin "Nëna Merkel në Prishtinë" në Frankfurter Allgemeine Zeitung ndër të tjera lexojmë:

"Që prej se Angela Merkel si asnjë kryeministër tjetër i një vendi të BE-së e tha se Serbia nuk do të fitojë këtë vit statusin e kandidatit për anëtarsim në BE, ajo ndodhet në Kosovë në krye të të gjitha listave të personaliteteve të popullarizuara. Aq i madh është popullariteti i saj, saqë e përditshmja e Prishtinës "Koha Ditore" më e mira e Kosovës dhe një prej të rrallave në Ballkan së fundi botoi në një numër të saj një artikull redaksional euforik me titullin "Shumë mirë, Zonja Merkel" dhe atë në gjuhën gjermane. Përkthimin në gjuhën shqipe të artikullit lexuesit e gjetën në brendësi të gazetës. Në të ata lexonin se: Kancelarja Merkel po bën edhe më shumë, se ç'kemi të drejtë të presim nga ajo, si lidere e vërtetë evropiane në kohë të vështira për Evropën dhe rajonin tonë."

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica