1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nën presion gjithnjë e më shumë në rritje - Nato në Afganistan

Sipas rezolutës së OKB-së trupa e ISAF-it, e themeluar në dhjetor 200, kishte si detyrë të siguronte ushtarakisht ndërtimin e Hindukushit. Por, aktualisht detyrat e tij i kapërcejnë ato të stabilizimit të vendit.

Dy gjeneralë të forcave të Nato-s në Afganistan.

Në fillim trupa i ISAF-it numëronte pesëmijëpesëqind vetë, tani ka 63 000. ISAF drejtohet sot nga Nato dhe detyrat e tij i kapërcejnë ato të stabilizimit të vendit.

Që verën e kaluar gjenerali Denis Thomson fliste për luftë kundër kryengritësve. Thomsoni drejtonte deri në janar kontigjentin kanadez të ISAF-it, në provincën jugore të Kandaharit. Në fillim trupa i ISAF-it numëronte pesëmijëpesëqind vetë, tani ka 63.000. Sa më shumë që fuqizohen rebelët, aq më tepër rritet kontigjenti i trupës. SHBA-ja po dërgon edhe 17 000 ushtarë të tjerë. Për të siguruar zgjedhjet presidenciale të verës do të dërgohen përforcime të reja.

Nato merr komandën e ISAF-it nga trupat amerikane

Nato merr komandën e ISAF-it nga trupat amerikane - SHBA-ja do të dërgojë edhe 4 000 trainerë të tjerë dhe në vitin 2011, ushtria do të ketë 134 000 vetë, kurse policia 82 000.

Afganistani është provë për NATO-n, thotë gjenerali i brigadës Hans Erich Antoni, zëvendësshefi shtabi në Kabul: "Provë në atë kuptim, që është një lloj provimi nëse NATO-ja është aq e gatshme, e aftë dhe dinamike për t'u përshtatur dhe për t'ju përgjigjur kërkesave të reja pas përfundmit të luftës së ftohtë."


Sipas vlerësimeve në Afganistan ndodhen rreth 25 000 kryengritës, që sfidojnë trupat e huaja. Ata zhvillojnë luftime të hapura, zhvillojnë sulme dhe ngrenë pusi sidomos në jug dhe lindje të vendit . Sipas të dhënave të organizatës „Koalicioni Irakian për numërimin e viktimave“ në vitin 2008 gjatë misionit në Afganistan kanë gjetur vdekjen rreth 300 ushtarakë të huaj.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Franc Jozef Jung në Afganistan.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Franc Jozef Jung në Afganistan. Në vitin 2008 gjatë misionit në Afganistan kanë gjetur vdekjen rreth 300 ushtarakë të huaj.

Ja si e shpjegon gjenerali David McKiernan, komandanti i ISAF-it, forcimin e islamistëve militantë: "Grupe si talibanët, që gëzojnë mbështetjen e Al Kaidës, janë të mpleksur me elementë kriminelë, trafikantë, kontrabandistë, tregtarë drogash – dhe të gjithë ata nuk janë të interesuar që të ketë një qeveri të fortë dhe të aftë për të drejtuar afgane.“

Avantazhi më i madh strategjik i kryengritësve janë zonat ku mund të fshihen. Ata fshihen në zonat e fiseve pashtune në Pakistanin fqinjë. Për këtë arsye, trupat shtesë të ISAF-it do të dërgohen kryesisht në jug dhe lindje të afganistanit. Fillimisht priten më tepër këmbime zjarri dhe luftime si dhe atentante me lëndë eksplozive, por në një perspektivë afatgjatë pritet që gjendja të përmirësohet. Kjo do të bënte që militantët të detyrohen të zhvendosen drejt zonave më të qeta në vend, pra në perëndim dhe në lindje, ku komandën rajonale e kanë gjermanët.

Harta e zonave ku ndodhen trupat e ISAF-it në Afganistan.

As gjermanët dhe as aleatët e tjerë të Nato-s nuk duan të dërgojnë më shumë trupa në Hindukush.

Dhe meqenëse se as gjermanët dhe as aleatë të tjerë të Nato-s nuk duan të dërgojnë më shumë trupa në Hindukush, aleanca po përqëndrohet tek ngritja e trupave afgane të sigurisë. SHBA-ja do të dërgojë edhe 4 000 trainerë të tjerë dhe deri në vitin 2011, ushtria do të ketë një efektiv prej 134 000 vetësh, kurse policia 82 000 vetë.

"Shumë afganë i pranojnë për një periudhë të shkurtër apo të mesme trupat e huaja në vend, por pas kësaj ata duhetë vërtet që të largohen dhe të mos vijnë më.“ Thotë zëvendëskomandanti i ISAF-it Jim Dutton. Por për ndonjë datë të tërheqjes së trupave nuk do të spekulojë asnjë ushtarak i trupës ISAF.

Në rast se ISAF-i do të largohet shumë shpejt, afganët mendojnë se mund të ketë luftë civile. Rruga e Afganistanit drejt paqes mund të zgjasë për breza të tërë.

Autor: Sabina Matthay / Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 03.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HPbF
  • Data 03.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HPbF