1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nën presion dhe kontroll - Rinia në Iran

Më shumë se 49 milionë janë thirrur ditën e premte në Iran për të zgjedhur parlamentin e ri. Iranianët nuk besojnë që zgjedhjet të sillnin ndonjë ndryshim kursi. Të rinjtë janë të zhgënjyer nga politika e mullahëve.

Skenë nga Pinokio luajtur nga grupi teatror Don Quichote në Teheran

Skenë nga "Pinokio" luajtur nga grupi teatror Don Quichote në Teheran

Çdo herë ndjenja është e njëjtë, pasiguria e madhe shoqëron Mohsen, kur kthehet nga puna në shtëpi dhe ndez kompjuterin. A është bllokuar faqja e tij e internetit, apo mund të hapet sërish duke u përpjekur nëpërmjet rrugëve të ndryshme të rrjetit? Inxhinjeri 27 vjeçar, ka ngritur ashtu si shumë të rinj të tjerë iranianë, para tre vjetësh një faqe interneti. Faqja e tij është bërë ndërkohë bloggeri më i njohur i kryeqytetit iranian. Megjithatë Mohsen është i shqetësuar. Ai beson se faqet e internetit që përdoren nga të rinjtë iranianë si ‚Yahoo Messenger’ ose ‚Orkut’ bllokohen dhe filstrohen sistematikisht.

"Weblog-u im bllokohet nga disa providern servisi, megjithëse vetëm një pjesë e vogël e saj merret me politikë. Sot ne kërkojmë jo vetëm forma politike, por edhe argëtuese komunikimi – si për shembull rrjeti social virtual ‘Orkut’. Ky rrjet ja forcë tërheqëse për shumë të rinj. Por pas tre, katër muajve faqja u bllokua komplet – vetëm sepse faqja ishte kaq popullore, njerëzit komunikonin me njëri tjetrin dhe numri i antarëve rritej përditë."

Për shkak të shtypjes masive të lirisë së shtypit dhe mendimit shumë të rinj kërkojnë gjithnjë e më tepër internetin për të depërtuar në ngushticën e krijuar nga kontrolli i aparatit shtetëror dhe për të njohur njerëz të rinj. Shumë të rinj e përdorin internetin si dritare për të parë botën, për të marrë informacione të pacensuruara për të parë filma perëndimore që nuk lejohen në vendin e tyre ose për të dëgjuar muzikë.

Rinia e Iranit ka pushtuar hapësira të reja. Fëmijet e klasave të larta në metropolet e mëdha ndjek stil perëndimor. Ata dëgjojnë muzikë jazz, rock dhe pop në vendtakimet që preferohen ose në kafetë e skenës. Ata flasin për arti, letërsi dhe muzikë. Ose shkojnë në mbrëmje private ilegale, në të cilat kërcehet dhe pihet alkool. Por sot regjimi i trajton shumë ashpër të rinjtë që nuk respektojnë kodet moralo-fetare të shoqërisë. Policia bën kontrolle të papritura në festat ilegale, ose kundër pronarëve të televizioneve satelite të ndaluara, si dhe muzikantëve të rinj rok dhe pop që luajnë muzikë në ilegalitet, sepse zyrtarisht ata shihen si "dekadentë perëndimorë".

Kështu për shembul edhe grupi i rokut "127", i cili ëndërron për kohët liberale të Khatami-t. Basisti i grupit, Dariyush, thotë: "Unë besoj se në krahasim me situatën e para tre vjetëve, shumë gjëra kanë ndryshuar. Në atë kohë ne jepnim dy koncerte në vit. Sot ne e kujtojmë atë kohë si një ëndërr sepse në atë kohë kishim më shumë mundësira. Një seri vështirësish ëshët përgjegjëse për situatën aktuale – njëra ka sigurisht të bëjë me ministrinë e Kulturës dhe me udhëheqjen islamiste."

Ministria e kulturës dhe udhëheqja islamiste "Ershad" vëzhgon me vëmendje skenën e muzikës në Iran. Vendimet e ministrisë se cila muzikë duhet lejuar dhe cila duhet ndaluar janë shpesh arbitrare dhe të pakuptueshme, mendon këngëtarja e re iraniane Golnaz: „Vështirësitë që u nxirren artistëve janë të jashtëzakonshme. Koncertet duhen aprovuar nga ministria "Ershad"-Ministerium. Grupi duhet të jetë i regjistruar tek autoritetet. Në asnjë vend demokratik të botës muzikantëve nuk u duhet të marrin leje të tilla nga shteti."

Shqetësimi është i madh, kryesisht tek të rinjtë artistë iranianë ose tek ata që kanë ambicje. Presioni që ushtron qeveria e Ahmadinexhadit është aq i madh, sa që disa prej tyre duan rikthim të erës së Aytollah Chomeinit.

  • Data 14.03.2008
  • Autor Arian Fariborz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DO4r
  • Data 14.03.2008
  • Autor Arian Fariborz
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DO4r