1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Nën paralajmërimet për terror - Konferenca e ministrave të Brendshëm në Hamburg

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes nga sulmet terroriste por të vazhdojnë jetën normalisht. Terrorizmi ndërkombëtar synon përhapjen e frikës, tha de Maizière.

Thomas de Maizière

Thomas de Maizière

Paralajmërimet për sulme terroriste në Gjermani janë tema kryesore që mbizotëron takimin e ministrave të Brendshëm të landeve gjermane dhe atij të federatës në Hamburg. Në mesditë ministri i Brendshëm Thomas de Maizière, bëri të ditur se me kolegët e tij nga landet ka biseduar intensivisht për gjendjen në vend dhe kërcënimet e fundit. Ata kanë rënë dakord për masat që duhet ndërmarrë dhe qëllimet e terroristëve.

De Maizière: „Terrorizmi ndërkombëtar do që në vendin tonë të mbretërojë frika dhe tmerri, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Ne u mbetemi besnik vlerave të jetës sonë dhe lirisë së lëvizjes në vend. Ministrat e Brendshëm u bëjnë lutje qytetarëve që të mos heqin dorë nga jeta dhe punët e tyre normale, që të sillen mirë, miqësisht dhe të kujdesen për njëri - tjetrin." Po çfarë do të thotë kjo? Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière shpjegon: „Vetëbesim, zgjuarsi dhe përkujdesje për njëri-tjetrin. Ne duam të mos e ndryshojmë qëndrimin tonë."

Shtohen kontrollet e sigurisë në Gjermani pas paralajmërimeve për sulme terroriste

Shtohen kontrollet e sigurisë në Gjermani pas paralajmërimeve për sulme terroriste

Në Gjermani shtohen kontrollet e sigurisë

Ajo që vihet re në terren është shtuarja e prezencës së policisë dhe kjo do të zgjasë deri sa nuk pezullohen paralajmërimet për rreziqe nga terrorizmi. Aeroportet dhe stacionet herkurudhore do të kontrollohen edhe më tej me masa më të rrepta, sikur edhe vendet publike ku mblidhen shumë njerëz. Lidhur me një paketë të gjetur në një fluturim nga Namibia për në Gjermani, ministri de Maizière u shpreh fillimisht i përmbajtur: „Zyra e Kriminalistikës do të japë shpjegime. Atje ka nëpunës, të cilët do të sqarojnë të gjitha detajet. Deri atëherë nuk dua të jap vlerësime përfundimtare. Sidoqoftë, sistemi i kontrolleve ka funksionuar mirë." Më vonë u bë e ditur se ky ishte në fakt vetëm një test, për të shikuar zgjuarsinë dhe gatishmërinë e organeve të sigurisë, të cilat në këtë rast kanë vepruar në mënyrën e duhur.

Takimi i ministrave të Brendshëm të landeve gjermane dhe ministrit të Federatës në Hamburg

Takimi i ministrave të Brendshëm të landeve gjermane dhe ministrit të Federatës në Hamburg

Kërkohet koordinim mes landeve në luftën kundër terrorizmit

Kryetari i Konferencës së ministrave të Brendshëm, senatori nga Hamburgu Heino Vahldieck, nuk është i mendimit se Hamburgu si qytet liman është në veçanti i rrezikuar. „Nuk ka ndonjë rrezik më të shtuar për ndonjë nga rajonet e vendit tonë. Prandaj Hamburgu është i rrezikuar si të gjitha qytetet tjera. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat që po ndërmerren edhe në rajonet e tjera të Gjermanisë. Për fat qyteti ynë nuk është i rrezikuar më shumë se të tjerët.“

Ndërsa ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme Uwe Schünemann bëri të ditur se deri në pranverën e vitit të ardhshëm do të miratohet një koncept i ri për temën e "terrorizmit islamik". Për këtë çështje mungon koordinimi i plotë mes landeve, dhe sipas Schünemann është me rëndësi që të kemi një strategji të përgjitshhme, që në qarqet e caktuara të policisë dhe në sektorin e mbrojtjes kushtetuese të punohet pikërisht në këto çështje. "Që gjërat të vlerësohen profesionalisht si duhet dhe që në Konferencën e ministrave të brendshëm në pranverë të miratohet një strategji e re.“

Autor: Anette Reiners/Bahri Cani

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 19.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QDWd
  • Data 19.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QDWd