1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Zimbabve filloi numërimi i votave pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Pas rrjedhës kryesisht paqësore të zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhe parlamentare në Zimbabve popullata e vendit afrikano-lindor shpreson në përmirësimin e gjendjes së mjerueshme ekonomike dhe ndryshime politike.

Në pritje të rezultatit të zgjedhjeve

Në pritje të rezultatit të zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve të djeshme presidenciale dhje parlamentare në Zimbabve ka filluar numërimi i votave dhe janë ngjallur shpresat e reja. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë edhe pse deri tani nuk ka shifra konkrete. Qendrat e votimit në vend janë mbyllur me kohë përveç atyre ku rradha e votuesëve ishte e gjatë dhe me lejen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qëndruan të hapura deri në mesnatë. Të gjitha ata që para orës 19 ndodheshin në rradhë kishin të drejtë të hedhin votën e tyre. Zgjedhësit, pavarësisht nga cili kamp, ishin të kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve.


„Ishin zgjedhjet më të mira për shkak se kishte më pak dhunë“, tha një grua. Ndërkaq një i ri theksoi:


„Shpresoj që tani do të kemi ndryshime: ne të rinjët kemi nevojë për punë, medikamente, një prodhime më të mira - gjithçka duhet të ndryshoj këtu.“


Dhe natyrisht elektorati shpreson që pas zgjedhjeve do të respketohet ligji:


„Dëshiroj që të njihet vullneti i popullit në të vërtetë, pavarësisht asaj se kush do të fitoj.“


Zgjedhjet e të shtunës kaluan pa incidente të mëdha. Incidenti më i rëndë ndodhi në Bulavayo, qytetin e dytë për nga madhësia në Zimbabve. Atje është sulmuar shtëpia e një kandidateje të qeverisë. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale nuk ka pësuar askush.


„Dëgjova dy shpërthime, i pari ishte i lehtë. Por i dyti ishte shumë, shumë i fuqishëm. Nga ai u thyen xhamat e shtëpisë.“


Vëzhguesit e zgjedhjeve dhe opozita flasin për disa parregullësi të cilat megjithatë nuk do të ndikojnë shumë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.


Kandidati i opozitës për president nga Lëvizja për Ndryshime Demokratike (MDC) Morgan Tsvangirai tha se pushteti mund të provoj tani të manipuloj me rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë ai e sheh veten fitues të këtyre zgjedhjeve:

Lideri i opozitës, Morgan Tsvangirai

Lideri i opozitës, Morgan Tsvangirai


„Fitorja e popullit është e sigurtë edhe pse qeveria po përpiqet që me aktivitetet e saj mashtruese të pengoj atë.“


Nga ana tjetër pushtetmbajtësi Robert Mugabe deklaroi se kurrë nuk është marrë me falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve:

Presidenti aktual i Zimbabvesë, Robert Mugabe

Presidenti aktual i Zimbabvesë, Robert Mugabe

„Ne nuk kemi refuzuar asnjëherë një fitore të MDC apo të dikujt tjetër. Kurrë, asnjëherë. Sapo të shpallen rezultatet, kështu apo ashtu ne do t'i njohim ato.“


Deri tani manipulimet masive e kanë ndihmuar Mugaben që të qëndroj në pushtet. Institucionet shtetërore edhe kësaj radhe thonë se fitues i zgjedhjeve që në raundin e parë është 84 vjeçari Mugabe. Një rezultat që opozita nuk od ta pranonte kurrë. Rezultatet zyrtare pritet të shpallen ditën e hënë.

  • Data 30.03.2008
  • Autor Stäcker, Claus Johannesburg SWR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXMh
  • Data 30.03.2008
  • Autor Stäcker, Claus Johannesburg SWR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DXMh