1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në ushtrinë profesioniste shqiptare do të afrohen dhe vajzat

Nga 3600 ushtarë efektivë, që do të ketë Shqipëria, rreth 430 pritet të jenë vajza

default

Test rekrutimi

Një nga sfidat më të mëdha të ushtrisë shqiptare për vitin 2009 është përmbyllja e procesit të shndërrimit në një trupë profesioniste, me standarte të njëjta me ato të vendeve anëtare të NATO-s. Deri në më 31 dhjetor të këtij viti merr fund procesi i rekrutimit të detyrueshëm për kryerjen e shërbimit ushtarak. Nga 1 janari i vitit 2010 Shqipëria do të ketë vetëm një ushtri profesioniste, me pagesë dhe hierarki në bazë të funksioneve dhe gradave. Rekrutimi i ushtarëve profesionistë ka nisur që prej një viti dhe procesi është konsultuar dhe monitorohet dhe nga ekspertë të NATO-s. Ministria e Mbrojtjes dhe Qëndra Kombëtare e Rekrutim Mobilizimit kanë zhvilluar dhe zhvillojnë një fushatë të gjerë propagandistike për kushtet dhe kërkesat, që duhet të plotësojë cilido aplikant nga mosha 19 deri në 30 vjeç, që ka kryer të paktën arsimin e mesëm.

Testim fizik dhe psikologjik

Rekrutierungszentrum Albanien NATO

Qendra e rekrutimit, Tirane

Në qendrën e rekrutimit në Tiranë zhvillohet një ditë në javë testimi për ata, që kanë plotësuar formularët e aplikimit. Janë djem e vajza nga 19 deri në 30 vjeç nga të gjitha rrethet e vendit, që i nënshtrohen dy testimeve bazë, atij fizik dhe psikologjik. Modeli është ndërtuar me asistencën e ekspertëve të NATO-s, të cilët janë prezent vazhdimisht dhe gjatë konkurrimit të aplikantëve. Nga 33 vetë, që janë paraqitur sot, 6 prej tyre janë femra.

Pasi kanë mbaruar provat fizike, kryesisht vrapim dhe ushtrime rezistente, ato kanë hyrë në klasën, ku zhvillohet provimi me pyetje të karakterit psikologjik.

Marsela, kryetarja e komisionit, tregon për DW se ka konstatuar gjatë një viti experience të saj me këto testime se kandidatet vajza, qö paraqiten, janë mjaft të motivuara, guximtare e kurajoze.

"Megjithëse femrat janë pak më larg fushës ushtarake, sepse janë kontigjent, që nuk kanë kryer detyrim ushtarak ndryshe nga meshkujt, por duken të motivuara. Ky është dhe qëllimi ynë të rekrutojmë njerëz të motivuar, që e duan ushtrinë, që duan të jenë pjesë e forcave të armatosura dhe ndjehen krenare për këtë", thotë ajo.

Tradita familjare

Soldatinanwärterin Marsida Daljani

Kandidatja per rekrute, Marsida Daljani

Marsida Daljani, 23 vjece nga Tirana është nga të parat, që ka përfunduar testimin psikologjik. Për ardhjen e saj në këtë konkurim duket se ka një motiv të fortë familjar, pasi siç tregon ajo për DW, është vajzë e një efektivi, që ka punuar prej shumë vjetësh në rradhët e ushtrisë.

"Kjo ka ndikuar në këtë zgjedhje. Por gjithçka më është forcuar nga vetë realiteti i ri që jetojmë, kur ushtria është një ambjent, ku ndjeshesh mirë. Unë e di që ka mbizotërim të frymës mashkullore, por kjo më motivon që të tregoj karakteristikat e mia më të forta në plotësimin e detyrave. Me rolin tonë ne do ti japim një fytyrë më njerëzore strukturave ushtrarake në të gjitha nivelet e hierarkitë. Nëse një detyrë realizohet nga djemtë, pse nuk bëhet dhe nga ne vajzat?"

Edhe Pajtesa Bisha nga Durrësi shpreson se rezultatet e saj në testimin psikologjik dhe atë fizik janë të mjafta për të mbajtur uniformën në një ushtri anëtare me të drejta të plota në NATO. Ndërkohë që Etleva nga Skrapari dëshiron që të jetë pjesë e forcës detare, një nga ëndrrat e saj të kahershme.

Ushtria shqiptare synon që të ketë një trupë me rreth 3600 vetë, ndër këta rreth 12 përqind të jënë nga rradhët e femrave. Aktivizimi i tyre krahas meshkujve shikohet si një mundësi reale për karrierë, arsimim dhe kualifkim të mëtejshëm, aftësim dhe pasurim të përvojës jetësore e kulturore. Pse jo dhe garancia e një pagese të kënaqshme dhe mundësia për pjesömarrje në misione paqeruajtëse jashtë vendit, ashtu siç kanë operuar deri më sot dhe meshkujt.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 31.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HNU2
  • Data 31.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HNU2