1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në udhëkryq bisedimet për emrin

Nga bisedimet e fundit të zhvilluara në Nju Jork për çështjen e emrit, pala maqedonase është e zhgënyer sepse pala greke ka parashtruar kërkesa që janë të pa pranueshme për Shkupin.

Ministria e Jashtme në Shkup.

Ministria e Jashtme në Shkup.

Përfaqësuesi i Maqedonisë në bisedimet greko-maqedonase për çështjen e emrit Zoran Jolevski, ka informuar kreun më të lartë të shtetit për bisedimet që u zhvilluan në Nju Jork me mediatorin e OKB-së, Metju Nimic. Për ministrin e punëve të jashtme të Maqedonisë Antonio Milloshovski, pala greke ka prezantuar në Nju Jork kërkesa me të cilat Shkupi vështirë të pajtohet. "Pozicioni i palës greke nuk është i papritur sepse ata kanë bërë herë pas here paralajmërime, por këtë rradhë në Nju Jork, kërkesat ishin më eksplicite”, thotë Milloshovski.

Para mbajtjes së samitit të BE-së me 7 dhjetor, Greqia si anëtare e BE-së , po i ofron Maqedonisë dy alternativa: veto për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE ose ndërrimin e emrit. “Maqedonia do të mbetet aktive në bisedimet dypalëshe për zgjidhjen e çështjes së emrit. Shpresojmë që qeveria e Athinës të respektojë marrëveshtjet e mëparshme dhe të mos pengojë Maqedoninë në aspiratat e saj për tu antarësuar në strukturat Euroatlantike,” vlerëson Milloshovski.

Opozita : Mungon transparenca në bisedime

Kundrejt qëndrimit zyrtar të qeverisë, rreth bisedimeve për çështjen e emrit, opozita maqedonase ka një sërë vërejtjesh për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve dhe transparencën e tyre. “Kryeministri Gruevski duhet të deklarohet publikisht si do të veprojë në të ardhmen. Po krijohet përshtypje në opinion se qeveria është e brengosur se çka do të ndodhë në samitin e BE-së me 7 dhjetor. Po krijohet po ashtu një përshtypje për përgatitjen e opinionit vendas për tu pajtuar edhe me veton e Greqisë sa i përket anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike,” thotë Vllado Buckovski nga LSDM.

Për deputeten e Liberal Demokratëve Roza Topuzovska Karovska, takimet e kreut më të lart shteteror për çështjen e emrit janë të mbështjella në fshehtësi. “Për këtë çështje duhet të flitet haptas me të gjithë liderët e partive politike. Nga Athina dhe Shkupi po prezantohen informacione kontradiktore se për çka është biseduar konkretisht. Po krijohet një situatë e paqartë dhe nuk mund të vlerësojmë nëse ka përparime në bisedime," thotë Topuzovska Karovska.

Zvaritja e zgjidhjes dëmton Maqedoninë

Analisti politik Mahi Nesimi vlerëson se pozicionet që mbrohen me këmbëngulje nga të dyja shtetet nuk japin shpresë që në një të ardhme të afërt mund të ndodhë diçka më përmbajtësore. “Kështu në pritje, siç vepron Maqedonia, se koha do ta bëjë të veten do të jetë vetëm një dështim i madh i politikës shtetërore që udhëheq Maqedonia lidhur me çështjen e emrit," thotë Mahi Nesimi. Sipas tij , faji për këtë dështim do të bjerë mbi palën Maqedonase e cila duhet të tregojë gatishmëri për zgjidhjen e kontestit, pasi pala greke nuk ka se çka të humbasë nga zvarritja e mëtejme e këtij problemi.

Autor : Fatos Musliu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 18.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KaC0
  • Data 18.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KaC0