1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në "tregun e kontinenteve" në Berlin - Në prag të Krishtlindjeve

Që në muajin nëntor në Gjermani ngrihen kudo kasollet e vogla dhe kioskat e pazarit të krishtlindjeve. Një pazar Krishtlindjesh i një natyre të veçantë zhvillohet në Muzeumin Dahlem në Berlin.

Në prag të Krishtlindjeve

Në prag të Krishtlindjeve

Vërtet "për shumë vjet". Që në muajin nëntor kudo në Gjermani ngrihen kasollet e vogla dhe kioskat, që shënojnë hapjen e tregut të krishtlindjeve. Bajame të pjekura, shkopinj tymues me aromë, ponç. Kjo ndodh çdo vit, çdo vit është bukur por çdo vit është e njëjta gjë. Një pazar i Krishtilindjeve të një lloji të veçantë ngrihet në hapësirat e Muzeumit Dahlem në Berlin.

Një grup fëmijësh kërcejnë rreth Donica Nandies. Një grua me fytyrë të ngjyrosur dhe të zbukuruar me pupla është duke u mësuar një këngë nga Papua Guinea. Të gjithë hidhen e përdridhen, të rrethuar nga kasollet historike të Detit të Jugut.

Karroca dore të bëra n´ga fëmijët

Karroca dore të bëra n´ga fëmijët

Në Muzeumin etnologjik në Dahlem ofrohen çdo fundjavë workshope si ky. Në fakt në tregun e kontinenteve ofrohen për të blerë sende nga e gjithë bota. Për shembull bilum, një çantë tradicionale leshi që vjen nga fshati i mësueses së valles."Çdo gjë që shihni këtu është unikale. Nuk ekziston një e dytë. Ato janë bërë me një teknikë të caktuar, që është një përzierje thurjeje me grep dhe bërjes së nyjeve. Pra bëhen shumë nyje, por punohet edhe me gjilpërë. Dikur për këtë në Guinean e re përdoreshin kockat, sot përdoren telat e çadrave."

Shpjegon Regina Knapp, që shet çanta bilum në një tavolinë që ka nxjerrë në treg. Ajo merret me projekte grash në rrafshnaltën më jugore të Papua Guineas. Nga paratë e fituara këtu në tregun e gjithë kontinenteve do të zhillohet një projekt për ujin e pijshëm në një fshat. Një grua punon një javë për të bërë një çantë bilumi. Ato janë shumë të çmueshme për Rehina Knapin, sepse modelet e tyre tregojnë edhe ndryshimet kulturore në Guinean e Re. "Ka çanta me modele tradicionale, si për shembull ky modeli me daulle, por ka edhe nga këto modernet. Këto janë inovacione të grave të veçanta, që nuk bëjnë skica por e krijojnë çdo gjë në kokë". Shumë çanta në të cilat zakonisht transportohen bebet ose patatet, ngjyrat janë ngjyra toke dhe format gjeometrike.

Një bandë gjermano- amerikano- australiane luan muzike, nëpër to kalojnë fëmijë, dhe kudo shkëlqejnë sende të panjohura, zbukurime indiane për flokët, shalle mëndafshi aziatik, ose vathë brirësh zebuje (zebu). Sendet prodhohen në endet përkatëse. Tregu këtu organizohet kryesisht nga projekte sociale.

Muzeumi etnografik në Dahlem

Muzeumi etnografik në Dahlem

Si për shembull në "kukullat e botës". Pensionistja Senta Sillar shkoi 15 vjet më parë në një fshat në Pakistan dhe vendosi që tu japë mundësi banorëve të atjeshëm që të shesin prodhimet e tyre në Gjermani. Gratë e atjeshme sajojnë kukulla të vogla, varëse çelësash ose skulptura që vullnetare ose njerëz të tjerë që duan i sjellin me valixhe këtu. "....Ky model është bërë nga një 16 vjeçare. Kur e pyeta nëse ka parë ndinjëherë një grua në një kamel, ajo më tha, kjo nuk është grua kjo jam unë. Unë jam ngjitur këtu lart sepse më në fund jam duke fituar para."

Meqenëse gratë që sajojnë kukullat e vogla mbajnë menjëherë pjesën e tyre të fitimit, projekti ka sjellë shumë dryshime në jetën e tyre. 30 perqind e fitimit shkon për gratë duke u dhënë atyre një copë pavarësie. Një grua blen dy kukulla. Senta Siller e di kush i ka bërë ato. Vajza quhet Halima dhe merr pjesë në këtë projekt që prej dy vitesh. Pakistanin ajo mund ta ndiejë shumë afër edhe këtu në Berlin, të paktën në kohën e krishtlindjeve në tregun e kontinenteve.

Autor : Lydia Leipert / Aida Cama

Redaktoi : Vilma Filaj - Ballvora

  • Data 05.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kqp6
  • Data 05.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kqp6