1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Tiranë 105 gjyqtarë konkurojnë për 5 vende vakante në Gjykatën e Lartë

Integriteti moral kriter kryesor që politika vendosë për seleksionimin e 105 kandidatëve, që kanë aplikuar për vendet vakante të pesë gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë.

default

Pamje nga Tirana

Pas rrëzimit që maxhoranca u bëri javën e kaluar pesë kandidaturave të përzgjedhura nga presidenti Topi, për shkak të mos konsultimit paraprak me forcat parlamentare, kreu i shtetit ka shmangur përsëritjen e të njëjtës situatë.


Ai u ka kërkuar forcave politike të përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë kandidaturat. Demokratët që kryesojne maxhorancën parlamentare, që luajtën rolin vendimtar në rrëzimin e të gjitha kandidaturave të përzgjedhura nga Presidenti Topi janë të parët që përcaktuan kriteret.

Përmes një letre , kryetari ideputetëve demokratë, Astrit Patozi, rrjeshton katër kritere kryesore: të mos kenë marrë pjesë në procese politike, të mos kenë favorizuar elemente kriminale, të mos kenë dhënë gjatë karrierës së tyrë vendime që kanë patur konflikt interesi dhe së fundi të kenë bërë transparencën e pasurisë së ryre në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dge Verifikimit të Pasurive.


Ndër 105 aplikantët janë edhe pesë ish të dekretuarit e Presidentit për në Gjykatën e Larte të cilët janë rifutur në garë.Lidhur me qëndrimin e maxhorancës ndaj tyre deputetit democrat, kryetar i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja tha dje, se ”nuk mund t'i paragjykojë ato dhe se do të flasë kur Presidenti Topi të ketë thënë fjalën e tij përfundimtare.” .


Sesi do të flaës Fatos Beja në emër të deputetëve demokratë dhë të maxhorancës së djathtë nëse ndër emrat e sugjeruara nga grupi i ekspertëve ligjorë dhe të përzgjedhura nga Presidenti do të jenëe edhe ato që para 10 ditësh u hodhën poshtë, kjo është vështirë të merret me mend tani. Ajo që dihet është rënia paraprakisht dakort që vlerësimi do të bëhet në bazë të plotësimit bë kritereve dhe jo në bazë të emrave.


Nëse kjo ndodh atëhere edhe marrdhënieve të tendosura mes Presidentit Bamir Topi dhe depuyeyëve demokratë apo “ të vetëve” pritet tu rikthehet normaliteti në të mirë të funksionimit të institucioneve dhe të kryerjes së reformave në drejtësi dhë në sistemin zgjedhor.


  • Data 26.06.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERGO
  • Data 26.06.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERGO