1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Në të ardhmen një rritje ekonomike tjetër" - Barroso rreth temave të takimit të G8

Në prag të samitit të G-8-tës në Itali, presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, bëri të ditura disa prej pikave të rendit të ditës. Në rend të parë foli për ruajtjen e mjedisit.

Logoja e takimit të G8 në L'Aquila (08.-10.07.2009)

Logoja e takimit të G8 në L'Aquila (08.-10.07.2009)

Presidenti i Komisionit Evropian foli për shumë probleme të mëdha botërore, të cilat do të jenë në rend të ditës të samitit: kriza ekonomike botërore, ndryshimi i klimës, furnizimi me energji, futja në borxhe dhe uria në botë. Megjithatë më vonë tërhoqi një linjë të përbashkët të problemeve dhe theksoi: "Ndoshta është tepër heret të thuhet, por është e mundur që nuk do të kthehemi dot më në nivelin e potencialit zhvillimor si në vitet para krizës. Prandaj duhet të gjejmë një dalje e cila mundëson një rritje të qëndrueshme ekonomike. Në të ardhmen duhet të këmbëngulim në një rritje ekonomike tjetër.“

Më shumë për Afrikën dhe vendet në zhvillim

Deri tani Barroso dhe përfaqësuesit tjerë të BE-së kanë folur për formulën e kthimit në rrugën e zhvillimit e jo për dyshimet nëse zhvillimi do të rikthehet. Qëndrimi i Barrosos është një risi radikale. Radikale ishte edhe një fjali tjetër që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik të Afrikës. Vendet e pasura kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Afrikës, theksoi Barroso. Por këtu bëhet fjalë edhe për më shumë. "Kemi të bëjmë me idenë që të mos përqendrohemi vetëm tek furnizimi me ushqime por edhe tek siguria e furnizimit. Afrika dhe bota duhet të ushqehen. Kjo gjë nuk është utopike, por shumë e mundshme.“ - tha Barroso.

Barroso mund të ketë në këtë përpara probleme të mëdha me vendet të cilat prodhojnë për këto rajone, si Franca apo Spanja. Subvencionet për bujqësinë jepen me qëllim që të evitohet konkurrenca nga vendet e varfëra.

A do të votojë Parlamenti i Evropës pro vazhdimit të qëndrimit të Barrosos në post?

Çdo dalje publike e tij këto ditë dhe javë lidhet edhe me mundësinë e rizgjedhjes në postin e tanishëm. Presidentët dhe kryeministrat e qeverive të vendeve anëtare të BE-së janë dakord, por jo edhe të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit të Evropës, ku i duhet të fitojë shumicën e votave.

Jose Manuel Barroso dhe kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt

Jose Manuel Barroso dhe kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt

Udhëheqësi i radhës së presidencës së BE-së, kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt kërkon qartësi: "Kemi nevojë për qartësi maksimale dhe mbështetje unike të presidentit Barroso. Grupet parlamentare të Parlamentit të Evropës janë ato të cilat do të kthehen dhe të kumtojnë vendimin e tyre." Në rast se situata e paqartë vazhdon, dobësohet edhe pozita e tij, ndonëse Barroso ende duket i relaksuar: "Natyrisht që këtë çështje duhet ta vendosë parlamenti i cili duhet të votojë. Nëse ata janë të gatshëm, i gatshëm jam edhe unë." Megjithatë në qoftë se kundërshtarët e tij në Parlamentin e Evropës vazhdojnë me zvarritje, shtohet edhe mundësia që Barroso ta humbasë mbështetjen e qeverive të vendeve anëtare.

Autor: Christoph Hasselbach/Vilma Filaj-Ballvora
Redaktor: Pandeli Pani

DW.COM

  • Data 07.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Iiex
  • Data 07.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Iiex