1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Sudan sulmohet ambasada gjermane

Gjendje e ndezur në botën islame. Dhjetëra mijëra vetë demonstrojnë pas lutjeve të premtes kundër shfaqjes së filmit për profetin Muhamet në youtube. Zemërimi po drejtohet edhe kundër Gjermanisë.

Sulm kundër ambasadës së RFGJ në Sudan

Sulm kundër ambasadës së RFGJ në Sudan

Protestat kundër shfaqjes së filmit për profetin Muhamet në youtube po drejtohen jo vetëm kundër SHBA dhe Izraelit, por vunë në shënjestër këtë të premte (14.09.2012) drejtpërdrejt edhe kundër Gjermanisë.

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle flet për gjendjen

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle flet për gjendjen

Sikurse njoftoi ministri gjerman i Punëve Jashtme Guido Westerwelle demonstrues të zemëruar kanë sulmuar sot ambasadën gjermane në kryeqytetin sudanez Khartum.

Demonstuesit kishin ulur flamurin gjerman duke i vënë zjarrin ndërtesës së përfaqësisë gjermane, njoftoi stacioni britanik BBC.

Për mediat gjermane ministri i Jashtëm Guido Westerwelle pas sulmit në Sudan deklaroi:

"[Ambasada gjermane në Sudan] u bë sot objekt i sumit të demonstruesve që ushtronin dhunë. Ambasada gjermane u sulmua, asaj iu vu pjesërisht zjarri, por për fat nuk është plagosur askush. Punonjëset dhe punonjësit tanë janë në siguri. Këtë ma konfirmoi në një bisedë telefonike ambasadori gjerman në Khartoum. Unë e dënoj sulmin ndaj ambasadës gjermane në Sudan. Unë u kërkoj të gjitha autoriteteve sudaneze të rivendosin menjëherë integritetin dhe sigurinë e plotë në territorin e ambasadës, konform së drejtës ndërkombëtare. Unë sapo zhvillova një bisedë telefonike me ambasadorin në Sudan, Rolf Welbertz. Ai sërish ma përshkroi gjendjen me hollësi. Ai më konfirmoi, se të gjithë anëtarët e stafit të ambasadës ndodhen në siguri. Shtabi i krizës së Ministrisë së Jashtme po zhvillon një mbledhje dhe ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën.

Ambasadori sudanez u thirr sot në mëngjes në ministri dhe atij iu vu prerazi në dukje detyrimi i qeverisë së tij për mbrojtjen e institucioneve diplomatike.
Unë dua të shtoj edhe se e kuptoj indinjatën e botës arabe ndaj videos me përmbantje anti-islame dhe me nota urrejtjeje. Unë e dënoj këtë video të turpshme, por ajo nuk përbën asnjë justifikim për dhunën, nuk është jufitikim për sulmin ndaj ambasadave, nuk është justifikim për rrezikimin e jetës së njerëzve dhe për vrasjen e njerëzve. Videoja është e padurueshme. Ajo cënon ndjenjat e miliona besimtarëve. Ndaj unë e dënoj atë me të gjithë forcën. Por ajo nuk e justifkon këtë dhunë. Kësaj dhune duhet t'i jepet fund."

Duke pasur parasysh protestat, që priteshin të premten, Gjermania ka përforcuar masat e sigurisë në përfaqësitë e saj diplomatike. Ndër të tjera është dërguar personel shtesë në ambasadat e veçanta në botën islame.

Edhe në shumë vende të tjera të botës islame kanë dalë në rrugë dhjetëramijëra vetë. Megjithë thirrjet për maturi demonstruesit kanë gjuajtur me gurë policët përreth ambasadës amerikane në Kajro. Forcat e sigurisë përdorën gazin lotsjellës. Në Arabinë Saudite, ku janë të ndaluara demonstratat, është bërë thirrje përmes twitter-it për protesta para përfaqësive amerikane në Riad dhe Xhida.

Në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit rreth dhjetë mijë demonstrues thërrisnin sllogane antiamerikane. U dogj edhe një flamur amerikan. Policia pengoi me forca të përqëndruara pengoi që njërezit t'i afroheshin ambasadës. Edhe në Pakistan dhe Afganistan dolën në rrugë disa qindra vetë. Ata mbanin pankarta me mbishtrimet: «Blasfemia nuk ka të bëjë me lirinë e shtypit.»

Ambasadat në gjendje alarmi

SHBA i kanë vendosur përfaqësitë diplomaike në botën arabe në gjendje alarmi. Edhe Indonezia përgatitet për protesta masive kundër institucioneve të SHBA-së. Autoritetet në shtetin me shumicë myslimane kanë bërë thirrje për qetësi gjatë ditës së lutjeve të së premtes.

German Foreign Minister Guido Westerwelle speaks to the media as he arrives for an informal EU Foreign Affairs Ministers meeting in Kouklia, near of Paphos, Cyprus, Friday, Aug. 7, 2012. (Foto:Petros Karadjias/AP/dapd)

Minstraj e Jashtme e SHBA, Hillary Clinton

Ministrja e Jashtme e SHBA-së Hillary Clinton deklaroi, se producentët e filmit nuk kanë asnjë lidhje me shtetin. Njëkohësisht ajo theksoi, se filmi është i shëmtuar dhe pervers.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e dënoi filmin. Producentët e videos me sa duket synonin të provokonin një masakër, tha Ban.

Arrestimet e para

Autoritet e Libisë kanë arrestuar pas sulmit ndaj konsullatës së SHBA-së në Begazi katër të dyshuar. Të arrestuarit po merren në pyetje, tha zëvendësministri i Brendshëm i Libisë Vaniz Scharif.

Producenti që dyshohet si autor i filmit me përmbajtje armiqësore ndaj fesë islame ndodhet ndërkohë nën mbrojtjen e policisë në SHBA. Shtëpia e 55-vjeçarit, i cili prezantohet me pseudonimin "Sam Bacile", drejton sipas të dhënave të veta firmën e filmit, por ai e mohon që është autor i filmit.