1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Siri vriten sërish pjesëmarrës të një kortezhi varrimi

Siria nuk gjen qetësi. Të shtunën (21.5.), sipas të dhënave të aktivistëve të të drejtave të njeriut u vranë sërish të paktën 11 pjesëtarë të një kortezhi të përmortshëm. Shumë të tjerë u plagosën.

Demonstratë në Siri

Demonstratë në Siri

E shtunë pasdite, në qytetin sirian Homs. Njerëzit çojnë në varr ata që qenë vrarë një ditë më parë nga forcat e sigurisë në protesta. Shpejt, varrimi kthehet në një demonstratë politike, me një kor zërash, i cili muajt e fundit dëgjohet në shumë shtete arabe:

"Populli kërkon rrëzimin e regjimit".

Pastaj dëgjohen të shtëna, njerëzit përpiqen të largohen nga njëri-tjetri dhe të kërkojnë strehim. Më në fund, sipas stacionit televiziv Al Xhazira ka sërish shumë të vrarë dhe të plagosur. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Rana Zaitouni e vëren gjendjen në Damask:

"Ne kemi emrat e njëmbëdhjetë vetëve, të cilët e humbën jetën në këtë varrim. Ne besojmë se ky numër do të rritet më tepër, sepse po mbërrijnë emra të rinj, nga spitale të ndryshme, në të cilat sillen të vdekurit."

Siç bëhet e qartë tani, manifestimet e protestës të së premtes qenë shumë më të mëdha dhe me një numër më të madh pjesëmarrësish se në javët e shkuara. BBC-së i raporton Abu Dirar, një i ri, nëpërmjet Skype-t për një demonstratë në Damask, ku ai mori pjesë:

"Unë isha i pranishëm në rrugën Khalid-ibn-Walid. Pas faljes së të premtes ne ishim përballë me forcat e sigurisë- dhe bandave të huliganëve të regjimit. Ata kishin kërbaçë, prej druri, prej hekuri dhe shkopinj, të cilët shkrepin goditje elektrike. Disa madje mbanin thika dhe shpata. Ata u turrën pas njerëzve dhe i rrahën."

Sipas të dhënave të Organizatës Nacionale për të Drejtat e Njeriut në Siri- ajo e ka qendrën në Egjipt, të premten u vranë të paktën 44 vetë. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA foli nga ana e saj për 17 të vrarë, midis tyre edhe policë dhe forca të sigurisë. Dhuna sipas agjencisë qe shkaktuar prej bandave të armatosura. Ato patën shfrytëzuar faktin që ministria e Brendshme pati dhënë direktivën e qartë që të mos hapej zjarr kundër demonstruesve.

Meqenëse qeveria siriane i ka dëbuar jashtë vendit thuajse të gjithë gazetarët e huaj, është e pamundur që të krijosh një tabllo të plotë për gjendjen në Siri. Verifikimi i raporteve të qeverisë dhe të opozitarëve është gjithashtu i vështirë.


Autor: Carsten Kühntopp/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 23.05.2011
  • Fjalët kyç siri, assad
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11LNa
  • Data 23.05.2011
  • Fjalët kyç siri, assad
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/11LNa