1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Shqipëri vazhdon me ndërprerje numërimi i votave

Aplikimi i sistemit proporcional rajonal e bën pak të ndërlikuar shpalljen e fituesit, pasi përllogaritja bëhet në bazë qarku.

Vazhdon numërimi i votave

Në qëndrat e numërimit vazhdon monitorimi nga shumë vëzhgues vendas dhe të huaj

Kur kanë mbetur për të numëruar edhe rreth 15 përqind e kutive të votimit, në disa zona zgjedhore ky proces është bllokuar. Kjo ka ndodhur në Tiranë, Fier, Lushnjë, Elbasan, Dibër etj. Nga komisionerët lokalë janë nxjerrë pretendime për parregullsi dokumentacioni ose për lodhje fizike të tyre.

Kryeministri Sali Berisha u kërkoi përfaqësuesve në komsione që të zbatojnë në çdo rast ligjin. Por shefi i opozitës Edi Rama e fajësoi PD-në si shkaktare të presionit mbi komisionerët e saj si dhe për pengim të porcesit.

Kur janë numëruar rreth 85 përqind e kutive të votimit Partia Demokratike dhe aleatët e saj të djathtë kanë siguruar deri tani 71 mandate deputetësh nga 140 gjithësej. PD ka siguruar 69 vende ne parlament si subjekt politik. Kurse dy aleatet e saj Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nga një deputet.

Nga ana tjetër koalicioni i PS ka sigurar deri tani 65 mandate deputetesh.

Koalicioni tjetër i majtë që udhëhiqet nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka deri tani katër vende në parlament.

Gjatë gjithë paradites dy shtabet qendrore të demokrateve dhe të socialiste kanë shkëmbyer replika në distancë duke fajësuar njeri-tjetrin për bllokim të qëllimshëm të procesit të numërimit të votave.

Në qëndrat e numërimit të votave po vazhdon monitorimi nga shumë vëzhgues vendas dhe të huaj dhe numërimi i kutive të mbetura mund edhe të ndryshojë përllogaritjen e mandateve për çdo subjekt e koalicion.

Autor: Arben Muka
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 30.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ie5B
  • Data 30.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ie5B