1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Shqipëri përshëndetet hyrja në fuqi e Kushtetutës në Kosovë

Qeveria shqiptare ka përshëndetur hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke e përshkruar si një ngjarje historike për qytetarët e saj dhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryeministria, Tiranë

Kryeministria, Tiranë

Në një deklaratë të zëdhënëses së qeverisë, Juela Meçani, thuhej se ky dokument përbën një bazë të fortë për një Kosovë të pavarur demokratike, në të cilën respektohen plotësisht parimet themelore të demokracisë dhe të shtetit ligjor, respektohen plotësisht të drejtat dhe liritë e minoriteteve si dhe parimet e ekonomisë së tregut të lirë.
"Kushtetuta e Republikës së Kosovës është gjithashtu një dokument i rëndësishëm i bashkëpunimit të shtetit të pavarur të Kosovës me vendet e rajonit dhe institucionet ndërkombëtare si dhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe në NATO".

Zhvillimet e ditës së dielë në Prishtinë nuk kanë kaluar pa u komentuar dhe nga kreu i shtetit Bamir Topi. Presidenti i Shqipërisë e cilësoi Kushtetutën si një proces "të natyrshëm dhe demokratik të kalimit të kompetencave dhe përgjegjësive të drejtimit të shtetit të Kosovës autoriteteve lokale të zgjedhura nga shtetasit e saj". Topi i dha rëndësi këtij momenti jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe fqinjët e saj "duke e kthyer atë në një shtet të barabartë dhe demokratik ku dokumenti bazë juridik dhe politik i funksionimit të shtetit garanton të tashmen dhe të ardhmen e të gjithe shtetasve të saj. Me miratimim e Kushtetutës, Kosova provoi se ajo dhe autoritetet e saj janë sa përgjegjëse aq edhe të vendosura të ndërtojnë nje shoqëri të barabartë dhe të sigurt për të gjithë shtetasit e saj", thuhej mes të tjerave në deklaratën e Presidencës shqiptare.

Deputeti i opozitës Taulant Balla, PS, e ka përshëndetur Kuvendin dhe popullin e Kosovës, sic tha ai "për këtë gur themeli të ndërtimit të një Kosove europiane. Kushtetuta e re konfirmon në mënyrë të qartë rekomandimet e presidentit Ahtisari dhe garanton të gjithë qytetarët e Kosovës, shqiptarë, serbë dhe cdo minoritet tjetër si e ardhmja e e afërt e shtetit më të ri të Europës, që do të sjellë mirëqënie dhe zhvillim për të gjithë", u shpreh Balla.


  • Data 16.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKO0
  • Data 16.06.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EKO0