1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Shqipëri - ligj për heqjen e imunitetit parlamentar

Kryeministri Sali Berisha e quan aprovimin e ligjit nga Parlamenti shqiptar "ngjarje të rëndësishme për barazinë para ligjit."

Ministria e Mbrojtjes në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes në Tiranë

Dosja e Gërdecit mbetet top sekret. E vetmja gjë që publiku di është se hetimet po vazhdojnë dhe se debati për heqjen ose jo të imunitetit të deputetit republikan, ish Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu vazhdon të jetë i nxehtë. Zërave të opozitës për përgjegjësi ligjore të kryeministrit Berisha i është shtuar zëri i vetë të akuzuarit, Fatmir Mediu.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë për DW -në se një dosje prej 700 faqesh, me dokumente dhe fakte të reja, që hedhin dritë mbi përgjegjësinë e Mediut ju dërgua këte fillim jave Parlamentit të Shqipërisë nga organi i akuzës. Prokurorja e Republikës, Ina Rama përmes një shkrese zyrtare i bën të qartë Parlamentit se heqja e imunitetit do të ndihmojë Prokurorinë të hetojë ish-ministrin e Mbrojtjes për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona, 300 u plagosën dhe u shkatërruan mijëra shtëpi e biznese.

Dokumemntat shtesë përpiqen të vërtetojnë se ish ministri i mbrojtjes Mediu, me anë urdhërash që bien në kundërshtim me ligjin, ka mënjanuar Shtabin e Përgjithshëm në caktimin e vendit të ngritjes së fabrikës, si edhe të tjera urdhëra të tij i kanë dhënë të drejtën kompanisë amerikane," Southern Ammuniation Company" dhe Alb- Demil, partneres shqiptare të çmontonin fishekë të kalibrave të mëdha, që nuk parashikoheshin në kontratë.

A do t` i hiqet imuniteti parlamentar Fatmir Mediut?

Ngjarjet mund të marrin një rrjedhë të shpejtë dhe të mos varen nga vota pro ose kundër e deputetëve. Një marrëveshje e arritur së fundi maxhorancë - opozitë është dakort për heqjen e imunitetit në raste kur ndaj një deputeti akuza kërkon të bëjë hetime. Marrëveshja presupozon hapin e parë për hartimin e ligjit përkatës.

"Me liderin e opozitës Edi Rama, kemi rënë dakort të shembet muri i imuniteteve. Kjo është dëshmi e pjekurise reale të sistemit demokratik, dëshmi të një vullneti të qartë publik për të vendosr, veç aspektit politik, barazinë para ligjit të kryeministrit me qytetarin shqiptar, të deputetit me qytetarin shqiptar. Marrëveshja bën të mundur që heqja e imunitetit të mos kërkojë 84 votat e Parlamentit," tha lideri i maxhorancës dhe kryeministri Berisha.

Kjo do të thotë se për heqjen e imunitetittë të Fatmir Mediut nuk duhen 3/5 e votave te Parlamentit prej 140 deputetësh të Shqipërisë. Kjo do të thotë se nëse Këshillii i Rregullores dhe Mandateve të Parlamentit, do t´i quajë të mirëqena dokumentat e dosjes së sapombritur, heqja e imunitetit të ish ministrit të mbriojtjes është vetëm çështje kohe.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për mungesë përgjegjësie në aktivitetin e çmontimit të armëve në Gërdec. Por vetë Mediu nuk e pranon të ketë patur përgjegjësi. Ai ka deklaruar se përgjegjësia bie mbi kryeministrin Berisha dhe Presidentin Bamir Topi, si komandanti i Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

  • Data 13.05.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dz0f
  • Data 13.05.2008
  • Autor Ani Ruci / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dz0f