1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Në Shqipëri do të zhvillohet kampionat futbolli për femra

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që vjeshtën e ardhshme të fillojë kampionati i parë zyrtar i femrave në futboll. Deri tani pjesëmarrës janë 8 ekipe, në Tiranë dhe në disa rrethe të tjera të vendit.

default

Fenomen i ri - futbolli për femra në Shqipëri

Nisja e një veprimtarie futbollistike për femra në Shqipëri konsiderohet si një kapërcim i madh i traditës. Femrat shqiptare e kanë patur prej dekadash shumë të vështirë të qëndrojnë në shkallët e stadiumeve. Për të qenë vetë protagoniste të fushës së blertë të futbollit nuk bëhej fjalë. Vendimi i ditëve të fundit të federatës Shqiptare të Futbolllit për të zhvilluar një kampionat zyrtar edhe për femrat është i diktuar nga realiteti.

Filizat e para

Në gusht të vitit 2007 në Shqipëri u organizua aktiviteti i parë futbollistik për femra, një kupë promocionale që mblodhi katër ekipet amatore nga Tirana, Korça, Rubiku dhe Shkodra në qytetin bregdetar të Sarandës. Një nga promotorët e veprimtarisë, gazetari sportiv, Genc Ymeraj, tashmë është presidenti i ekipit më të mirë Tirana AS. Ai e kujton fillimin me vështirësitë organizative, financiare dhe profesionale. Ymeraj: “Por kishte një padurim të madh për ta kokretizuar dëshirën e atyre vajzave, por dhe shumë herë më shumë të tjerave në të gjithë vendin. Që nga kupa e Sarandës janë zhvilluar dhe 6 të tjera për ta mbajtur të gjallë iniciativën. Duke rritur dhe dimensionin e fushës nga pesë me pesë deri në njëmbëdhjetë me njëmbëdhjetë siç është standarti normal.”

Tirana AS më e suksesshmja

Ndër ekipet më të suksesshme deri tani është Tirana AS, që ka në përbërje rreth 30 vajza të moshës nga 14 deri në 30 vjeç. Ato aktualisht janë duke zhvillluar një cikël përgatitjeje fizike në mjediset e Parkut Kombëtar në kryeqytet. Si drejtues teknik i Tirana AS është Altin Raklli, ish-lojtar protagonist i kombëtares shqiptare Për një periudhë rreth 10 vjeçare ai ka luajtur edhe në Gjermani. Ndërsa Genc Ymeraj, presidenti i ekipit më të mirë Tirana AS thotë se ekipi veç angazhimit në ndeshjet e kupave, ka luajtur dhe me ekipin e Prishtinës, në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai vlerëson përvojën e këtyre ekipeve: “Ata janë krijuar para 7 viteve dhe kanë eksperiencë më shumë, kanë qënë ndeshje të bukura. Javën tjetër për nder të një vjetorit të pavarësisë do të ketë një takim tjetër në stadiumin e qytetit të Vlorës.”

Ana Baro është 16 vjeç dhe luan në pozicionin e sulmueses në këtë ekip. Ajo tregon se qysh në fëmijëri e ka tërhequr futbolli. “Fillimisht kam qënë me ekipin e çunave të Tiranës dhe prej gati një viti e gjysëm që është krijuar Tirana AS aktivizohem me të. Unë luaj si sulmuese e krahut të djathtë ose në qëndër. Kam shënuar gol në ndeshjen finale kur fituam kupën, kurse në një ndeshje tjetër nuk kam luajtur pasi kam qënë e dëmtuar.”

Përmirësimi i standardeve

Fillimi i kampionatit të futbollit për femra do t'i ballafaqojë lojtaret dhe trajnerët me një realitet të ri. Duke përmirësuar standardet dhe kërkesat, por dhe për të afruar më shumë fansa dhe një rivalitet, si në veprimtaritë që zhvillohen në vendet e tjera europiane. “Me synimin që ekipet shqiptare të marrin pjesë dhe në kampionate e kupa ndërkombëtare”, thotë Genc Ymeraj.

  • Data 13.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GtZr
  • Data 13.02.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GtZr