1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Shqipëri do të hapet Akademia Gjermane e Biznesit

Do të aplikohet modeli arsimor që përdoret në disa Lande gjermane, dhe që harmonizon studimin me praktikën pranë firmave dhe kompanive të biznesit.

Porti i Durrësit në Shqipëri

Porti i Durrësit në Shqipëri

Universiteti "Aleksandër Moisiu" në Durrës për vitin e ri akademik 2008 -2009 do të ketë një degë të re për studentët nga e gjithë Shqipëria. Në bazë të një projekti të përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë gjermane është bërë e mundur hapja për herë të parë e Akademisë Gjermane të Biznesit. Rektori i Universitetit "Aleksandër Moisu", prof. Agim Kukeli tregon për DW se tashmë është zgjidhur dhe problemi i ambjenteve ku do të mësojnë studentët që do ndjekin nga 6 tetori Akademinë:

"Në dispozicion është ish kino klubi brenda territorit të Portit te Durrësit, një godinë prestigjoze dhe elitare me të gjitha kushtet bashkëkohore", thotë prof Kukeli.

Kapaciteti për këtë vit shkollor do të jetë deri në 90 studentë, por numri i tyre është në varësi të regjistrimeve. Nga administrata e Universitetit mësojmë se të rinjtë që do të zgjedhin ndjekjen e kësaj dege duhet të sigurojnë paraprakisht një kontratë me një firmë a kompani biznesi, e cila merr përsipër dhe faturën e studimeve. Akademia Gjermane e Biznesit është modeli tipik që aplikohet në disa Lande të Gjërmanisë aktualisht, një harmonizim në kurikul të studimit me praktikën, i lidhur totalisht me tregu.

" Brenda tre viteve që zgjat programi do të ketë alternim të 3 muajve mësim dhe 3 muajve praktikë e kështu me radhë", thotë për DW-në prof Agim Kukeli, rektor i Universitetit "Aleksander Moisiu" në Durrës.

Stafi pedagogjik dhe profesorati në rreth 80 përqind do të jetë nga Gjermania, SHBA e Anglia.

Për qeverinë gjermane mbështetja do të jepet nga programi i kooperimit teknik ose siç thirret GTZ. Më parë në fokus të asistencës së GTZ-së gjermane kanë qënë dhe shkollat e mesme profesionale në disa qytete kryesore të vendit.

  • Data 23.09.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNP6
  • Data 23.09.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FNP6