1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Shqipëri 60% e pasurive të paluajtshme ndërtime pa leje

Shifrat i publikoi (13.11) Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale, një strukturë kjo e ngritur nga qeveria për t´i dhënë fund situatës së mbizotërimit të informalitetit.

default

Pamje nga ndërtimet e reja në Durrës

360 mijë ndërtimet pa leje në Shqipëri paraqesin në mënyrë të saktë fenomenin, që u shfaq në perudhën 1992- 2000, kur me qimndra familje kryesisht nga zonat verilindore zaptuan tokat e lira në rrethina të Tiranës dhe të Durrësit dhe ngritën aty banesat e tyre pa leje. Në dhjetëvjeçarin e fundit qeveritë e majta, apo të djathta në rotacionin e tyre të pushtetit, premtuan legalizimin e ndërtimeve dhe zonave informale, urbanizimin e tyre dhe kompensimin e pronarëve të ligjshëm, toka e të cilëve u zaptua nga të ardhurit.


Por procesi rezultoi tepër i vështirë, Krijimi i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale e ka futur atë në shinat e realizimit. E krijuar para dy vitesh si një strukturë pranë qeverisë kjo Agjenci ka përcakrtuar tanimë pronarët e parë , të ligjshëm, të cilët do të përfitojnë kompensim per tokat e zena nga ndërtimet pa leje.


Burime zyrtare nga Agjencia e Legalizimit thanë (14.11) për Deutsche Welle-n, se është përgatitur dhe dërguar në qeveri dokumentacioni i 16 mijë objektevëe pa leje, që do të marrin lejen e legalizimit. Dhjeta mijra të tjera presin radhën.


Procesi i Legalizimit dhe pronarët e ligjshëm

Alte und Neue Tirana, Albanien

Ndërtesat e vjetra dhe të reja në Tiranë


Procesi i legalizimit të ndërtimeve informale parashikohet të përfundojë në vitin e ardhëshëm përkon edhe me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të rradhës. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale deklaroi të enjten (13.11) se 360 mijë ndërtime informate shtrihen në një sipërfaqe prej 320 mije hektaresh, vlera e të cilave llogaritet rreth 8 miliard euro. Sipas ligjit pronarët e ndërtimeve pa leje duhet ta deklarojnë vullnetarisht origjinën e objektit.


Kompensimi i pronarëve të ligjshëm, toka e të cilëve është zyptuar nga ndërtimet pa leje do të bëhet në toka të tjera, që do të paguhen nga shteti çmimin e tregut. Për Tiranën çmimi varion nga 14 deri në 100 mijë lekë për metër katror ose nga 120 euro në 900 euro.


Por shoqata e Ish-pronarëve nuk është dakord me ketë mënyrë të kompensimit të pronarëve të ligjshëm. Kjo shoqatë kërkon që pronarët e ligjshëm të mos kompensohen me toka në territoret e tjera, por duan t'u kthehet prona e tyre. Shoqata kundërshton edhe kompensimin me çmimin e tregut, pasi sipas aj është pronari është ai që vendos çmimin për pronën e vet dhe jo qeveria. Sasia e madhe e ndërtimeve informale, kundërshtimi i pronarëve të ligjshëm të tokave, mbi të cilat janë ndërtuar qindra mijra ndërtimet pa leje, e bën procesin të vështirë si një rebus me disa të panjohura. Megjithatë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave informal premton, se procesin do ta përfundoje në vitin e ardhëshëm.


  • Data 14.11.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fulc
  • Data 14.11.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fulc