1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në shenjestër: të huajt në kompanitë mediatike ruse

Duma do ta kufizojë në mënyrë të konsiderueshme pjesën e kapitalit të huaj në median ruse. Kjo do ta shkatërrojë përfundimisht tregun e pavarur mediatik komercial në Rusi, mendojnë ekspertët.

Përqindja e aksionerëve të huaj në median ruse duhet të kufizohet në të ardhmen maksimalisht në 20 për qind. Ndryshimi i ligjit u miratua të martën që në leximin e parë nga Dhoma e ulët e parlamentit rus. Deri tani të huajt lejohen të posedojnë maksimalisht 50 për qind të kompanive mediatike ruse. Ligji i ri përcakton edhe që të huajt, personat pa shtetësi dhe qytetarët rusë të mos lejohen të krijojnë më media.

Nga Vedomosti deri te Cosmopolitan

Burda në rusisht

Burda në rusisht

Nëse ndryshimet e ligjit do të miratohen përfundimisht, ata do të shkatërronin faktikisht median e pavarur komerciale në Rusi, thotë menaxheri rus i medias Anton Nosik. "Ata, që kanë investuar me dhjetëra vjet në kompani të ndryshme mediatike, kanë hapur vende pune dhe kanë ndikuar në politikat editoriale do të jenë të detyruar që t'ia shesin aksionet e tyre oligarkëve rusë të afërt me Kremlinin. Dhe kjo me çmimin, që do t'u përcaktohet", i tha Nosik Deutsche Welles.

Ligji i ri do të kishte praktikisht ndikim në të gjitha mediat joshtetërore në Rusi. Shtëpitë botuese si Axel Springer, Burda, Sanoma Independent Media dhe Conde Nast do të jenë të detyruara, që të shesin pjesën e tyre. Të prekur do të jenë ndër të tjera botimet politike "Forbes Russia" dhe "Wedomosti", edhe gazetat si "National Geographic", "Geo", "Cosmopolitan" dhe "Popularnaja Mechanika", si dhe kanalet televizive "Discovery", "Disney" dhe "STS". Në të gjitha këto media pjesa e aksionerëve të huaj është mbi 20 përqind.

Mediat nën kontrollin e shtetit

Edhe avokati i medias Fedor Kraçenko mendon se dhjetëra kompani mediatike ruse duhet t'i rregullojnë nga e para raportet e tyre të pronësisë, nëse hyn në fuqi ligji. Iniciativën e deputetëve të Dumës ai e konsideron në fakt politikisht të tepërt. "Në fakt mediat, për të cilat është fjala, janë prej kohësh nën kontrollin e shtetit. Ndryshimet ligjore, të kryera kohët e fundit, kanë bërë që të gjitha mediat të dënohen, ose të bllokohen. Kremlini dhe autoritetet ruse kanë pushtet të plotë mbi "licencat", thotë Kravçenko. Botuesit ka kohë që i kanë pranuar rregullat e lojës. Qëndrimi i tyre do të ishte besnik ndaj Kremlinit.

Kiosk në Moskë: ligj me ndikim mbi të gjitha mediat jo shtetërore në Rusi

Kiosk në Moskë: ligj me ndikim mbi të gjitha mediat jo shtetërore në Rusi

Vitin e kaluar Duma ruse ka miratuar shumë ligje, thotë Kravçenko, që në një farë mënyrë e kufizojnë lirinë e mendimit. Është ndryshuar ligji për reklamat. Janë ashpërsuar dënimet për thirrjet në mitingje të pamiratuara. Kravçenko kujtoi edhe ndalimin për të raportuar mbi homoseksualitetin.

Të huajve u hiqen mundësitë

Menaxheri i medias Anton Nosik thekson se ndryshimet e planifikuara legjislative do t'i merrnin investitorëve të huaj çdo mundësi, për t'u përfshirë në kompanitë e medias ruse: "Është e përcaktuar qartë se nuk duhet të ketë një zinxhir pronësie, që çon në vendet e huaja." Edhe botuesit rusë, që i drejtojnë bizneset e tyre nga jashtë, me ligjin e ri do të humbasin të drejtën e botimit në Rusi.

Nosik, që ndër të tjera ka themeluar portalet e internetit #link:http://bit.ly/18KOr7C:lenta.ru#, #link:http://www.gazeta.ru/:gazeta.ru# und #link:http://www.bfm.ru/:bfm.ru#, tërheq vëmendjen për një problem tjetër: "Nëse reklama shfaqet në një media të huaj, sipas ligjit duhet të jesh i regjistruar për një veprimtari të jashtme, që nënkupton shpenzime të posaçme. E kush dëshiron t'i bëjë ato?", thotë Nosik.