1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në shenjë të pajtimit - Ndahet çmimi Genc në Gjermani

Sulmi i Solingenit i cili të enjten më 29 maj shënon përvjetorin e 15-të ishte sulmi ksenofob me pasojat më të rënda në historinë e pasluftës në Gjermani.Tani 15 vjet më vonë për herë të parë ndahet një çmim.

Kryebashkiaku i Kölnit, Fritz Schramma fituesi i parë i Çmimit 'Genc'

Kryebashkiaku i Kölnit, Fritz Schramma fituesi i parë i Çmimit 'Genc'

Në Solingen për herë të parë këtë të hënë u nda i ashtuquajturi Çmimi - Genc. Emri i këtij çmimi iu dha nga turkja Mevlyde Genc e cila para 15 vitesh si pasojë e zjarrëvenies kishte humbur pesë anëtarë të familjes. Ky çmim sot duhet të jetë një shenjë e pajtimit, thotë Jasar Bilgin, iniciator i çmimit. Ai është kryetar i Fondacionit shëndetësor gjermani-turk me seli në Gießen.


"Ka vite që ne kemi përcjellur familjen Genc dhe e kemi parë është sjellur ajo, si janë ballafaquar me këtë ngjarje e cila nuk i ka polarizuar dhe nuk e kanë marrë si shkas për të krijuar fronte në mes të grupeve shoqërore. Edhe pse kjo ishte e mundur. Andaj ne deshëm që kjo ngjarje të ketë vendin e merituar për shkak se ne e dijmë që familja Genc në Solingen lidhet gjithnjë me sulmin dhe me dhunën. Ne duam me dëshirë ta ndryshojmë këtë. Ne duam që Solingeni të bëhet një qytet i pajtimit".


Pas sulmit me motive armiqësore ndaj të huajëve të kryer në vitin 1993 në Solingen sundonte gjendja e jashtëzakonshme. Xhama të thyer, makina në flakë... në Rostock, Mölln dhe Hyersverda shumë të rinj turq zgjodhën dhunën si mjet për të shfryrë hidhërimin e tyre. Në një atmosferë të tillë Mevlyde Genc përkundër pikëllimit që e kishte kapluar bënte thirrje për maturi dhe falje...

"Mendoj se këtyre njerëzve duhet t'u themi se përmes sulmeve dhe vënjen në flakë të shtëpive tona nuk mund të na largojnë. Ne jetojmë në këtë vend. Ne duam të jetojmë në këtë vend. Ne kemi një dashuri për këtë vend. Dhe në të vërtetë do të vij koha që ne të jetojmë të lumtur së bashku dhe ta bëjmë njëri-tjetrin të lumtur".


Në kujtim të kësaj sjelljeje, çmimi për herë të parë i ndahet kryebashkiakut të Kölnit Fritz Shrama. Djali i tij ka humbur jetën në vitin 2001 si pasojë e një aksidenti në trafik i cili ishte shkaktuar nga një i ri turk:


"Kur ndodhi aksidenti, kur ai humbi djalin e tij, ai ishte shumë pajtues. Ai asnjëherë nuk ka thënë se shkaktari ishte një migrant."


Përveç zotit Shrama me këtë çmim është nderuar edhe Kamil Kaplan i cili ka humbur disa pjestarë të familjes si pasojë e zjarrit të shkaktuar në shkurt të këtij viti në Ludvigshaven.

  • Data 26.05.2008
  • Autor Rita Jäger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6Ua
  • Data 26.05.2008
  • Autor Rita Jäger
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E6Ua