1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në Rumani dënohet një ish-kryeministër

Mosmarrëveshjet prej vitesh mes partive dhe kriza e thellë ekonomike e kanë rritur zhgënjimin e qytetarëve rumunë.

FILE - In this March 9, 2004, file picture former Romanian Premier Adrian Nastase wears a hat in Bucharest, Romania. Romania's highest court has sentenced, Monday, Jan. 30, 2012, former Prime Minister Adrian Nastase to two years in prison after convicting him of illegally raising funds for a failed presidential campaign. The ruling is the first time a former Romanian premier has been sentenced to prison since communism ended in the country in 1989.(Foto:Vadim Ghirda, File/AP/dapd)

Dënohet ish-kryeministri i qeverisë social-demokrate Adrian Nastase

Për herë të parë që nga rënia e regjimit komunist në Rumani në vitin 1989 u dënua me burgim një ish-kryeministër. Gjykata e Lartë në Bukuresht mori në fillim të javës (30.01.2012) vendim për dënimin e ish-kryeministrit të qeverisë social-demokrate Adrian Nastase me dy vjet burgim për financimin ilegal të e partisë. Prokuroria e kishte akuzuar Nastasen, që e kishte financuar fushatën e tij zgjedhore presidenciale në vitin 2004 me donacione të fshehura prej rreth 1.7 milion €. Nastase njoftoi se do të apelojë kundër vendimit, që sipas pikëpamjes së tij ishte "rezultat i presionit politik mbi gjyqtarët."

Ky vendim është një premierë absolute në këtë vend, i cili pavarësisht anëtarësimit në BE pesë vjet më parë është vazhdimisht nën vëzhgim për shkak të mangësive të rëndësishme në sistemin gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit. Disa herë BE-ja e ka kritikuar mungesën e vullnetit politik për të luftuar korrupsionin serioz në sektorin publik. Për shkak të këtyre deficiteve është shtyrë edhe pranimi i Rumanisë në zonën e Shengenit.

Në kohë normaliteti politik dhe ekonomik vendimi i gjyqtarëve kundër një ish-kryeministri të korruptuar do të tërhiqte më shumë vëmendjen në Bukuresht. Por mosmarrëveshja prej vitesh e partive dhe kriza e thellë ekonomike e kanë rritur zhgënjimin e qytetarëve dhe  drejtuar atë në një drejtim tjetër.

Supporters of Bucharest Mayor Traian Basescu celebrate after learning results of exit polls of the runoff presidential elections in Bucharest Romania Sunday Dec. 12 2004.Exit polls showed a dead heat in Romania's presidential runoff Sunday between Prime Minister Adrian Nastase and Bucharest Mayor Traian Basescu. Both candidates claimed victory. (AP Photo/Vadim Ghirda)

Gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë largimin e qeverisë konservatore të presidentit Traian Bashesku. Programi i ashpër i kursimit, që është vlerësuar nga Brukseli dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), nxorën javët e fundit në rrugë mijëra demonstrues. Kryeministri Emil Bok i Partisë Demokratike-Liberale (PDL), largoi  madje nga detyra edhe nën presionin e shoqërisë civile ministrin e Jashtëm për shkak të fjalëve të tij nënçmuese në lidhje me protestuesit, por protestat vazhdojnë.

Opozita social-liberale u gjallërua dhe bëri përsëri thirrje, si edhe shpesh më parë, për largimin e presidentit dhe zgjedhje të reja të parakoshme. Masa e parë politike, që ndërmori USL, Unionioni Social-Liberal, një lidhje për interes mes socialdemokratëve (PSD) dhe Partisë Kombëtare Liberale (PNL), qe bojkotimi i Parlamentit. Disa deputetë liberalë dorëzuan madje mandatin e tyre dhe shpresojnë në këtë mënyrë të shkaktojnë shpërbërjen e Parlamentit.

Opozita e sheh veten të forcuar në përpjekjet e saj nga një studim i kohëve të fundit, në të cilën të dy kryetarët e Aleancës, Viktor Ponta, PSD, dhe Crin Antonesku, PNL, ishin në vendin e dytë dhe të tretë me 25% dhe 22% të votave. Bashesku dhe kryeministri Emil Bok me 8 dhe 7 për qind janë më keq se më parë. E frikshme në këtë barometër është renditja  në vendin e katërt e eurodeputetit ultranacionalist Korneliu Vadim Tudor. Në krye të shkallës së popullaritetit në Rumani është politikani 90-vjeçar mbreti i mëparshëm të vendit, Michael I., me gati 37%, një shenjë e qartë kundër tërë klasës politike në vend.

Adrian Nastase _ Octav Cozmanca.jpg Cristian Stefanescu (4609, Rumaenische Redaktion, cristian.stefanescu@dw-world.de) wuenscht die Einstellung eines Bildes in die DW-Online-Datenbank. Gewuenschter Titel des Bildes: Bukarest, Haupteingang, Parlamentsgebäude Gewuenschte Bildbeschreibung Nicolae Ceausescu´s Haus des Volkes in Bukarest, Rumänien, heute Sitz des Parlaments. Gewuenschte Schlagworte: Rumänien, Bukarest, Parlament, Casa Poporului, Ceausescu Uebertragung der Rechte dieses Bildes an DW-Online Hiermit übertrage ich die Rechte und erkläre mich damit einverstanden, daß die Deutsche Welle meine eigenen als Anhang verschickten Bilder auf Ihren Websiten verwenden darf.

Ish-monarku duket se është për shumë rumunë figura e fundit integruese, që mund ta shpëtojë vendin 22 vjet pas përmbysjes së përgjakshme të diktatorit Nikolae Çaushesku. Klasa politike post-komuniste konsiderohet nga shumëkush jo vetëm si e korruptuar, por gjithnjë e më tepër si të paaftë për zgjidhjen e periudhës së krizës në politikë, ekonomi dhe shoqëri. Në vend ka nisur një debat publik, nëse modeli i monarkisë kushtetuese, si në Skandinavi apo Britaninë e Madhe, nuk do të ishte për Rumaninë një alternativë më e mirë se përzierja aktuale e republikës parlamentare dhe presidenciale. Edhe nëse për monarkinë nuk ka shumicë: njerëzit në Rumani duan t'i jepet fund luftës politike për pushtet dhe mbi të gjitha duan një zbutje të fortë të pasojave të politikës së kursimit.

Autor: Robert Schwartz/P.Pani

Redaktoi: A Verbica