1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në rast dyshimi për lirinë e armëve - Gjykata Supreme në SHBA u njeh qytetarëve të drejtën e zotërimit të armëve

Lobi për armët e zjarrit në SHBA ka arritur një fitore të madhe: gjykata supreme në SHBA vendosi të enjten (26.6.) në Uashington se kushtetuta amerikane u garanton shtetasve të drejtën për zotërimin e armëve.

default

"Kjo është dita më e bukur në jetën time", brohoriste tregtari i armëve nga Georgia, Jay Wallace, përpara kamerave të kanalit televiziv CNN: "Më në fund të gjithë amerikanët mund të mbajnë sërisht armë; mund të ndiesh frymën e historisë"


Një ditë historike pasi falë vendimit për armët të gjykatësve supremë të gjithë amerikanët dashamirës të lirisë nuk janë më pa atdhe. Tani mund të besoj sërisht tek Amerika, gëzohet shitësi i armëve.


Gëzim për vendimin e gjykatësve në Uashington shprehu edhe Shtëpia e Bardhë dhe lobi amerikan me influencë i armëve "National Rifle Organisation", shkurt NRA. "Ndalimi i armëve në kryeqytetin e Amerikës në fuqi prej 32 vjetësh është makulaturë!" Për herë të parë që prej shtatë dekadash gjykatësit më të lartë të vendit guxojnë një interpretim të ri të shtojcës më të polemizuar në kushtetutën e Amerikës. Atje bëhet fjalë për "të drejtën e popullit" për të mbajtur armë. Deri më sot është e paqartë nëse me "popull" nënkuptohen edhe shtetasit individë. Vendimi i Gjykatës Supreme shënon një moment të rëndësishëm në historinë e kushtetutës dhe drejtësisë, mendon eksperti i kanalit CNN për çështjet juridike Jeffrey Toobin. "Eshtë një moment i rëndësishëm në historinë e kushtetuës së Amerikës pasi për dekada me rradhë askush nuk e dinte se çfarë kishin patur në mend baballarët tanë të kushtetutës me shtojcën e tyre të dytë në ligjin themeltar."


Në një pikë, vendimi, edhe pse i marrë me shumicën e ngushtë 5:4, sjell një lloj qartësie: "Ka një të drejtë të përcaktur në kushtetutë për të zotëruar armë dore zjarri brenda katër mureve të shtëpisë."


Kjo e drejtë kushtetuese për zotërim armësh sipas mendimit të gjykatësve ka më shumë peshë se sa shqetësimet legjitime për sigurinë të shefave të policisë dhe qytetarëve të shumë metrpoleve amerikane. Këtyre shqetësimeve iu përgjigjën edhe gjykatësit në Uashington. As ata nuk dëshërojnë që në të ardhmen çdo shtetas amerikan të shëtisë me mitraloz në krah në shëtitoren Pennsylvania të Uashingtonit, thekson specialisti i drejtësisë Jeffrey Toobin: "Edhe në të ardhmen nuk do të ketë të drejtë kushtetuese për të zotëruar raketa toke dhe ajri."


Gjykatësit më të lartë amerikanë me vendimin e tyre sipas modelit "në rast dyshimi për lirinë e armëve" janë përpjekur të kufizojnë dëmet. Armë po, por vetëm armë dore. Në parim për këdo që ka arsye të shëndoshë dhe nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar. Por vetëm për përdorimin në shtëpi.


Megjithatë që në pyetjen se çfarë është saktësisht një armë zjarri dore, në Amerikën e 250 milionë armëve private pirate mendimet ndahen në mënyrë drastike. Dhe çfarë do të thotë konkretisht: për përdorim në shtëpi? A ka të drejtë qyteti i Uashingtonit që megjithë vendimin e Gjykatës Supreme të ndalojë mbajtjen e armëve në publik? Me siguri po, mendon kryebashkiaku i Uashingtonit Adrian Fenty: "Amerika nuk do të jetë një "Wild West" edhe pas këtij vendimi. Dhe në kryeqytetin amerikan do të vazhdojë të jetë në fuqi ndalimi i rreptë i armëve për personat privatë jashtë mureve të shtëpive të tyre."


Por vendimi mbi këtë interpretim të sentencës së gjykatësve ende nuk është dhënë.

  • Data 27.06.2008
  • Autor Ralph Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERpM
  • Data 27.06.2008
  • Autor Ralph Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERpM