1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Në qilarin amerikano - rus ka ende ka mjaft "mbeturina"

Në shtypin gjerman të së mëkurës komentohen: Vizita e presidentit të SHBA-së, Barack Obama në Moskë dhe problemi i uigurëve në Kinë.

Obama në Moskë

Obama në Moskë

Lidhur zhvillimet në Kinë gazeta "Cellesche Zeitung" shkruan: "Kancelarja Merkel sërish po bëhet e padëshiruar për Kinën. Përpara dy vjetësh ajo priti në kancelari Dalai Lamën, pavarësisht protestës së ashpër nga Pekini. Ndërsa dje, në kuadër të samitit të G-8 në Itali, ajo deklaroi se këtë javë do të flasë me presidentin e Kinës, lidhur me trazirat e përgjakshme të uigurëve në Xinjiang. Angela Merkel, së cilës i është dashur të jetojë edhe vet shumë vite në diktaturë, e di mirë, se çfarë bën diktatura. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën ngrenë zërin, se Republika Popullore e Kinës shtyp brutalisht minoritetet kombëtare si uigurët dhe tibetianët."

Lidhur me vizitën e presidentit të SHBA-së Barack Obama në Moske gazeta "Ostsee Zeitung" komenton: "Sigurisht sharma diplomatike e Obamas dhe politika e tij e zgjatjes së dorës ka kontribuar shumë, që Moska dhe Uashingtoni mundën të bien dakord për një plan kohor për çarmatimin atomik. Kjo ka shumë vlerë, sepse dëshmon, që të dyja palët janë të gatshme për kompromis. Megjithatë në qilarin e përbashkët të konflikteve politike ende ka mjaft "mbeturina". Ndryshe nga sa përbetohej në fillim, Obama nuk ka hequr dorë prej projektit të Bushit për sistemin evropian të mbrojtjes nga raketat dhe as nuk sinjalizoi gatishmërinë e Amerikës për të frenuar shtetet si Gjeorgjia dhe Ukraina, që duan të afrohen në NATO. Nga ana tjetër Moska nuk dha asnjë sinjal për t' u distancuar në mënyrë demonstrative prej planeve atomike të presidentit iranian Ahmedinexhad dhe as për të ushtruar sado pak presion ndaj koreano-veriorëve, lidhur me raketat që posedojnë." (dpa/vfb/aca)




  • Data 08.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IjW8
  • Data 08.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IjW8