1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në pritje të zgjedhjeve - SHBA kërkon të ndryshojë marrëdhëniet me Iranin

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prej dekadash të tensionura. Nën drejtimin e qeverisë nga presidenti Barack Obama pritet të ndryshojë kjo gjendje. Uashingtoni pret zgjedhjet.

Grua para ambasadës amerikane në Iran.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prej dekadash të tensionura.

Pamjet kur studentët iranian u vërsulën në vitin 1979 drejt ambasadës amerikane në Teheran, u përhapën në mbarë botën. Islamistët militantë morrën pengje dhe kërkuan ekstradimin e Shahut, i cili atëherë ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Drama e pengjeve pat zgjatur 444 ditë. Prej atëherë Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë rivendosur marrëdhënie diplomatike. Në vitin 2002 presidenti i atëhershëm George W. Bush e shpalli Iranin pjesë të 'boshtit të së keqes'. Përpjekjet iraniane për rivendosjen e kontakteve janë injoruar nga Uashingtoni. Nën drejtimin e qeverisë nga presidenti Barack Obama, pritet të ndryshojë kjo gjendje. Ai ka premtuar se do të ndryshojë politikën ndaj Iranit nëse edhe Irani lëshon pe. Megjithatë siç duket në Uashington, pritet të përfundojnë zgjedhjet presidenciale në Iran.

Gespräche zwischen USA und Iran in Bagdad

In this image released by the Iraqi Government, U.S. Ambassador to Iraq Ryan Crocker, first left, Iraqi Prime Minister Nouri al-Maliki, top centre, and Iranian Ambassador Hassan Kazemi Qomi, first right, talk during security talks between U.S. and Iranian officials in Baghdad Monday, May 28, 2007. (AP Photo/Iraqi Government, HO)


Nuk do të jetë punë e lehtë për të kapërcyer dekadat e mosbesimit, pat sqaruar para një jave presidenti Barack Obama, duke folur për marrëdhëniet me Iranin. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të ndjekin këtë rrugë me guxim, sinqeritet dhe vendosmëri, tha Obama në një fjalim drejtuar botës myslimane: "Ka shumë tema për t'u diskutuar mes dy vendeve tona. Ne duam ta bëjmë këtë pa kushte mbi bazën e respektit reciprok".

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton, sqaroi të dielën (7.6.) për kanalin televiziv amerikan ABC, pse është kaq me rëndësi rifillimi i bisedimeve: "Ne kemi nevojë për informacione më të mira. Dhe kjo vlen për të dyja palët, kjo nuk është rrugë njëkahëshe. Plani për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike do të thotë, që për herë të parë ne do të ulim përballë në tavolinë me iranianët që janë autorizuar nga udhëheqësi më i lartë shpirtëror, për të biseduar me ne për tema të ndryshme".

Ka 30 vjet që në mes të këtyre dy vendeve sundon ndërprerja e plotë e komunikimeve. Sipas Clinton-it, së pari duhet të kuptohet çfarë duan iranianët. Kjo vlen para së gjithash për programin bërthamor, nga i cili qeveria në Teheran nuk heq dorë, megjithë protestat dhe sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare. Presidenti Obama tha në Kairo, se duhet të pengohet zhvillimi i armëve bërthamore, por: "Çdo komb, edhe Irani duhet të ketë të drejtën e përdorimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, nëse ai respekton detyrimet që dalin nga Marrëveshja për Armët Atomike".

Imazh simbolik.

SHBA kërkon të ndryshojë marrëdhëniet me Iranin, por pret përfundimin e zgjedhjeve.


Sekretarja amerikane e shtetit Clinton, sqaroi për këtë të dielën: "Nëse kjo është ajo çfarë duan iranianët, atëherë ka rrugë që kjo çështje të mirret në konsideratë, pa shkuar në drejtim të prodhimit të një arme bërthamore".

Deri tani ndryshimi në politikën amerikane ndaj Iranit kufizohet në retorikë dhe gjeste të vogla. Në këtë mënyrë për herë të parë ambasadat amerikane në mbarë botën, mund të ftojnë iranianët këtë vit, në festivitetet e Ditës së Pavarësisë me 4 korrik. Dhe presidenti Obama, i është drejtuar iranianëve me rastin e vitit të ri iranian. Por, ai nuk i është përgjegjur urimit të presidentit iranian, pas marrjes së postit të presidentit. Shefja e diplomacisë amerikane Hillary Clinton e lidh këtë me zgjedhjet e sotme presidenciale në Iran: "Para zgjedhjeve ka rregulla të caktuara. Por zgjedhjet do të përfundojnë së shpejti dhe ne shpresojmë, që të fillojmë një proces pozitiv".

Megjithatë Clinton e bëri të qartë, se gatishmëria e amerikanëve për kompromis ka kufijtë e veta. Duke folur për Izraelin, njohjen e të cilit Irani vazhdon ta refuzojë, Clinton theksoi: "Unë besoj që askush nuk dyshon, se do të ketë një sulm hakmarrës, në rast se Irani do të sulmonte Izraelin me armë bërthamore".

Autor : Christina Bergmann / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 12.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7wC
  • Data 12.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/I7wC