1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në pritje të vazhdimit të negociatave për zgjidhjen e kontestit për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë

Kryeministri i Maqedonisë Gruevski ka paralajmëruar mbajtjen e referendumit, ku qytetarët do do ta jepnin përgjigjen përfundimtare, nëse do të ë pranonin ndërrimin eventual të emrit të Maqedonisë.

default

Metju Nimic në Maqedoni

Paralajmërimi i organizimit të referendumit për çështjen e emrit, vazhdon të hasë në reagime të shumta si tek ndërkombëtarët, ashtu edhe tek opinioni vendas.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoni i kanë tërhequr vërejtjen qeverisë për neglizhencën, që po manifeston në bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Nëse vazhdohet me një politikë të këtillë, atëherë ardhmëria e Maqedonisë do të jetë në pikëpyetje të madhe, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Filip Ryker.

“Pa zgjidhjen e çështjes së emrit ardhmëria e vendit vihet në pikëpyetje. Është koha të fokusohemi, se cila zgjidhje është e pranueshme e jo të meremi me atë, se cila zgjidhje është e papranueshme”, vlerëson ambasadori amerikan, Filip Ryker.

Nëse propozimi i fundit i ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, do të jetë që vendi të quhet Republika Veriore e Maqedonisë, këtë propozim do ta vë në referendum, ndërsa unë do të votoja kundër, ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Mazedonischer Ministerpräsident Nikola Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski

“ Fjalën e fundit duhet ta kenë qytetarët, të cilët për çështjen e emrit do të shpreheshin përmes referendumit.“ vlerëson Gruevski.

Propozimi i Kryeministrit për referendum kritikohet nga partitë opozitare

“Për fat të keq vendi shkon drejt një izolimi total, për shkak se janë veprime, të cilat e largojnë Maqedoninë nga rruga e eurointegrimeve,“ thotë Sulejman Rushiti nga Demokracia e Re. Edhe Socialdemokratët e rinj paralajmërimin e organizimit të referendumit e kanë vlerësuar si një lojë të papastër të kryeministrit.

“Përfundimisht bëhet e qartë, se kryeministri po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, referendumi është vetëm një alibi.” vlerëson Tito Petkovski.

Tito Petkovski Mazedonien

Ish kryetari i Parlamentit Tito Petkovski (Sociademokratët e rinj)

Paralajmërimi i referendumit për çështjen e emrit tregon faktin se zoti Gruevski nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me ndërkombëtarët dhe të bëjë kompromise, vlerëson Ymer Ismaili analist politik. Për t'u shmangur nga përgjegjësia e ndërrimit eventual të emrit ai paralajmëron referendum, rezultati i të cilit mund të jetë në dëm të ardhmërisë së Maqedonisë.

“Dhe mund të dalë për shembull një spektër, që dëshirojnë zgjidhjen e problemit dhe një spektër i VMRO-së, i udhëhequr nga Gruevski dhe atëherë çfarë do të ndodhë, atëherë de fakto do të fillojë fundi i Maqedonisë.“ vlerëson Ymer Ismaili.

Maqedonia nuk ka nevojë që të përforcojë një agjendë polarizuese, por ka nevojë për agjendë evropiane, thotë Veton Latifi, kryetari i Institutit për demokraci dhe zhvillim.

“Nëse Maqedonia fillon me referendume, problemet do të multiplifikohen në vend se të reduktohen. Atëherë askush nuk mund të garantojë, se elementet e tjera brenda Maqedonisë në periudha të ardhshme nuk do të fillojnë nisma për referendume të tjera”, thotë Veton Latifi.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDSJ
  • Data 03.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDSJ