1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në pritje të identifikimit - varret masive në Afganistan

Javën e shkuar u zbulua në afërsi të qytetit afgan Mazar-i-Sharif një varr me 100 kufoma. Ky nuk është varri i parë masiv që zbulohet që nga rrëzimi i talebanëve.

Megjithëse shumica e afganëve dëshirojnë zbardhjen e masakrave të kohës së luftës civile, diskutimi publik mungon.

Megjithëse shumica e afganëve dëshirojnë zbardhjen e masakrave të kohës së luftës civile, diskutimi publik mungon.

Kohë pas kohe në Afganistan zbulohen varreza masive. Zbulimi i më i ri ndodhet pak km larg qyteti afgano-verior Mazari-Sharif. Po cilat janë viktimat dhe autorët e krimit, pse u krye vrasja masive dhe kur, të gjitha këto janë pyetje, që me shumë vështirësi mund të marrin një përgjigje. Një banore e këtij qyteti thotë: "Qindra viktima janë varrosur aty, para së gjithash njerëz nga fisi i Hazarëve, të vrarë në mënyrë makabre nga talebanët."

Ndërsa shefi i forcave të sigurisë të provincës Balkh, Sardar Sultani ka tjetër një mendim: "Viktimat janë qytetarë, ushtarë apo njerëz të tjerë. Kufomat e tyre janë sjellë nga zona të tjera këtu."

Kjo nuk do të ishte masakra e parë e kryer nga pakicës etnike të Hazarëve, në kohën e sundimit të talebanëve. Afganistani përjetoi 30 vjet luftë civile, përjetoi regjimin komunist, dhe muxhahedinët kryen vrasje masive të kundërshtarëve politikë apo pakicave enike.

Zbardhja e ngjarjes është veçse mjaft e vështirë, mendon Aziz Rafie, drejtues i forumit "Shoqëria civile afgane", i cili mbështet respektimin e të drejtave të njeriut në vend: "Autorët nuk do ta pranojnë krimin, dhe kush ka dijeni mbi kriminelët dhe veprat e tyre do të mbyllë gojën nga frika. Shteti afgan është i dobët dhe nuk mund t'i mbrojë informatorët."

Frikës së dëshmitarëve i shtohet mungesa e vullnetit politik

Frika e dëshmitarëve nga hakmarrja është njëra nga arsyet. Tjetra mungesa e vullnetit politik të qeverisë afgane për zbardhjen e masakrës, mendon Ahmad Fahim Hakim zëvendësdrejtues i komisionit për të drejtat e njeriut. Sepse megjithëse ekziston një plan aksioni, ai nuk zbatohet. "Kështu kriminelët inkurajohen në keqpërdorimn e mëtejshëm të pushtetit të tyre, krijohet një kukturë e mosndëshkimit. Kjo është një peshë e rëndë për dëmokracinë, për një qeveri të besueshme dhe për të drejtat e njeriut."

Ajo që nuk thuhet nga asnjë vëzhgues: në qeverinë e Karzait janë të ulur ish-komandantë lufte si Abdul Rashid Dostum nga Uzbekistani, i cili sipas gjasave nuk ka qenë i kursyer gjatë udhës së gjatë të krimeve të luftës.

Thithja e figurave të tilla në pazarin politik me qëllim të çaktivizimit si kundërshtarë potencialë është për presidentin afgan më e rëndësishme se sa të guxojë përballimin me të shkuarën, dhe t'i nxjerrë ata para drejtësisë. Megjithëse shumica e afganëve dëshirojnë zbardhjen e masakrave të kohës së luftës civile, nuk ka një diskutim publik për këtë.

  • Data 21.04.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dle8
  • Data 21.04.2008
  • Autor Sabina Matthay
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dle8