1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në prag të protestës së Vetëvendosjes - Reagime nga brenda dhe jashtë vendit

Pavarësisht kritikave të ashpra "Vetëvendosja“ më 14 janar do të organizojë një protestë paqësore në dy pikëkalime kufitare me Serbinë për të ndaluar futjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.

Lideri i Vetvendosjes, Albin Kurti

Lideri i Vetvendosjes, Albin Kurti

Në sfondin e thirrjes së partisë opozitare "Vetëvendosja" për të protestuar të shtunën (14.01.2012) në Kosovë, presidentja Atifete Jahhaga ka bërë thirrje që të mos bllokohen kufijtë dhe që problemet të zgjidhjen përmes institucioneve. Edhe partitë e tjera kanë reaguar duke bërë thirrje, që qytetarët të mos i bashkangjiten një proteste të tillë, duke argumentuar se ajo nuk është rruga e zgjidhjes së problemeve.

Kurti: "Në kohën dhe momentin e duhur"

Albin Kurti, leader of the Kosovo's opposition Party 'Vetevendosje' (Self-Determination), speaks during his press conference in Tirana, Albania, 11 January 2012. Kurti called upon the Albanian people to participate in the party's protest planned for 14 January. Busses from Tirana are planned to bring protesters joining the 'Vetevendosje' (Self-Determination) action to a border check point with Serbia at Merdare to protect the motion of Parliament of Kosovo on full reciprocity with Serbia which the Kosovo government is not implementing. EPA/ARMANDO BABANI +++(c) dpa - Bildfunk+++

Albin Kurti

Ndërkohë që kryetari i „Vetëvendosjes“ Albin Kurti këmbëngul se organizimi i protestës nesër zhvillohet në kohën e duhur dhe në formën e duhur: "Protesta zhvillohet në momentin e duhur, pasi pritëm gati dy javë që qeveria e Kosovës të respektojë vendimin e marrë më 7 dhjetor të vitit të kaluar nga Parlamenti, që Kosova të vendosë reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë. Qeveria pati kohë deri më 1 janar që ta zbatojë këtë vendim, pra ta vendoste këtë reciproritet. Ne pritëm edhe dy javë të tjera dhe ky është momenti i fundit, që ta bëjmë këtë bllokim në zbatim të reciprocitetit. Mënyra gjithsesi është e përshtatshme për shkak se nuk ka më mjete të tjera institucionale, sepse Kuvendi i Kosovës është organi më i lartë ligjvënës politik dhe përfaqësues në Kosovë. Protesta jonë është edhe forma e duhur, pasi ajo është paqësore, plotësisht e ligjshme, e drejtë, universale dhe në kuadër të vlerave demokratike.“

Reagime kritike të ndërkombëtarëve

Pieter Feith Internationale Lenkungsgruppe.jpg Neue Lenkungsgruppe für das Kosovo: ISG-Chef Feith Caption: Special representative of the European Union for Kosovo, Pieter Feith, talks to media during a press conference in Vienna, 28 February 2008. There will be no partition of Kosovo, the newly established International Steering Group on Kosovo (ISG) said Thursday in Vienna. Fifteen nations participated in the ISG's formative meeting. The group's main task will be to monitor the implementation of the plan presented by UN Kosovo negotiator Martti Ahtisaari by the Pristina authorities. EPA/HERBERT PFARRHOFER +++(c) dpa - Bildfunk+++

Pieter Feith Internationale Lenkungsgruppe ISG in Wien

Më parë përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, pati reaguar duke e hedhur poshtë idenë e „Vetvendosjes“: "Kjo nuk është një sjellje e përgjegjshme nga ana e një organizate, e cila është e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Nëse veprimi i Vetvendosjes realizohet, ky do ta dëmtojë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës", është shprehur ai.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së shprehën shqetësimin e tyre lidhur me protestën e „Vetvendosjes“. Veprimet e tilla jo vetëm që do të jenë antiligjore, por ato mund të rrisnin tensionet politike në Kosovë dhe mund të ndikojnë negativisht në imazhin e Kosovës jashtë vendit. Çdo bllokim i njëanshëm i tregtisë shkon gjithashtu kundër përkushtimeve të Kosovës në CEFTA”, thuhet në një deklaratë, sipas së cilës “Vetvendosje do të jetë përgjegjëse për pasojat e veprimeve të saj të planifikuara”.

Kusari-Lila: "Qeveria nuk do të lejojë që të vijë puna deri te bllokada."

Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Tregtisë dhe e Industrisë

Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Tregtisë dhe e Industrisë

Zevëndëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila tha për DW se qeveria nuk do të lejojë që të vijë puna deri tek bllokada e pikës së kalimit me Serbinë. Ajo thekson se një bllokadë e tillë nuk do të thotë vetëm bllokadë e qarkullimit të mallrave dhe të njerëzve me Serbinë, por edhe bllokadë e transportit me BE-në.

"Kur kemi vendosur masat e reciprocitetit në korrikun e vitit të kaluar njëra nga arsyet ka qenë që firmat kosovare nuk kanë patur mundësi kalimi në tregun europian përmes Serbisë. Tranziti përmes Serbisë është për ne shumë i rëndësishëm, tranziti i mallrave dhe i njerëzve. Qeveria e Kosovës i ka bërë apel disa herë qytetarëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e këtij bllokimi, sepse bllokimi nuk është rruga, për të cilën ka nevojë Kosova, por integrimi", shpjegoi ministrja.

Por sipas Albin Kurtit organizimi i protestave pikërisht në pikat kufitare është i domosdoshëm thjesht për ta bllokuar Serbinë. Protesta jonë, thotë ai për DW, është paqësore kundër shtetit të Serbisë dhe jo kundër qytetarëve serbë në Kosovë, që janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Kjo protestë nuk i bllokon qytetarët, nuk e pengon lirinë e lëvizjes së qytetarëve në qarkullimin e lirë, por pengon hyrjen e Serbisë në Kosovë. Edhe ne jemi për integrimin evropian, por duhet të kemi parasysh se marrëdhëniet midis shteteve sipas vlerave, kritereve, standarteve evropiane kanë të bëjë me njohjen reciproke midis shteteve. E në rastin tonë Serbia deklarohet se Kosovën nuk do ta njohë kurrë."

Ministria e Jashtme e Shqipërisë dënoi thirrjet e Vetëvendosjes në Shqipëri

Protestë e lëvizjes Vetvendosje

Protestë e lëvizjes "Vetvendosje"

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i dënoi thirrjet e "Vetëvendosjes" edhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë. Ky institucion shprehu besimin dhe porositë që energjitë të fokusohen në procesin e reformave për konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të integrimit të të gjitha komuniteteve. Kreu i diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, i cilësoi veprime ekstremiste, aksionin e fundit të Lëvizjes Vetvendosje për të bllokuar kufirin me Serbinë.


Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Gentilini, paralajmëroi se bllokimi i lëvizjes së lirë me Serbinë, do të minojë procesin evropian të Kosovës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i BE-së i bën thirrje organizatorëve dhe qytetarëve të ruajnë qetësinë. Ai nënvizon se Kosova ka bërë hapa të rëndësishme në përmbushjen e standardeve europiane, ndërkohë që vlerëson se veprimet e pamatura do të jenë kthim pas në axhendën europiane të vendit.

Autor: Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica