1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Në prag të finales së Ligës së Kampionëve

A do të fitojë ekipi Manchester United FC Barcelona? Cili është lojtari më i mirë, Ronaldo apo Messi? Përgjigjen e këtyre pyetjeve do ta marrim sonte në mbrëmje.

Mesi dhe Ronaldo, në lojën më të rëndësishme të vitit, finalen e Ligës së Kampionëve ata do të tregojnë se cili është më i miri.

Mesi dhe Ronaldo, në lojën më të rëndësishme të vitit, finalen e Ligës së Kampionëve ata do të tregojnë se cili është më i miri.

Ata janë pa dyshim lojtarët më të mirë të botës: Christiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ronaldo, vlerësuar në vitin 2008 si futbollisti më i mirë në botë, mbajtës i titullit në Ligën e Kampionëve si dhe lojtar me ekipin e Manchester United që ka fituar tri herë titullin kampion në kampionatin anglez.

Argjentinasi Messi, fitues i Olimpiadës dhe lojtar i FC Barcelonës, ka fituar me ekipin e tij po ashtu tri herë titullin kampion në kampionatin spanjoll. Po me këtë ekip ai është edhe fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 2006.


Sot në mbrëmje (27.05) ata takohen me njëri-tjetrin në lojën më të rëndësishme të vitit, në lojën finale të Ligës së Kampionëve. Në Romë ata do të tregojnë se cili është më i miri.

Megjithatë shpesh në ndeshje të rëndësishme yjet e botës nuk e kanë shfaqur potencialin e tyre. Këtë e ka treguar edhe Michael Ballack.

Por nga Messi dhe Ronaldo kjo nuk pritet. Skena e tyre është Liga e Kampionëve. Messi, i cili në këtë sezon ka shënuar tetë herë gola në 11- metërsh, është në këtë drejtim më efektiv.

Portugezi i veshur me bluzën e Manchester United sjell një bilanc me gjithsej vetëm katër gola në 11-metërsh. Por Ronaldo të bën për vete me mashtrimet e tij me top. Këto dhe mënyra e tij shpesh herë provokuese janë shkaqet e shumë gabimeve që bëjnë kundërshtarët e tij duke i sjellë ekipit shanse për të shënuar gola në portë nga goditjet e lira. Njerëzit janë kureshtarë se cila filozofi do të triumfojë sonte në mbrëmje. Pa dyshim të dyja ekipet janë aktualisht ekipit më të mira në Evropë. Në vendet e tyre ata kanë siguruar prej kohësh titullin kampion të vendit.

Por kampionati tani nuk i intereson as trainerit të Barcelonës, Pep Guardiola, dhe as atij të Manchester United-it Alex Ferguson. Edhe ata dëshirojnë të ngrenë një përmendore me fitoren e Ligës së Kampionëve.

Për 38-vjeçarin Guardiola ky titull ndërkombëtar do të ishte i pari si trainer, pasi si lojtar ai ka mbajtur në vitin 1992 kupën e titullit kampion të vendit. Për 67-vjeçarin Ferguson fitorja do të ishte gati si një e drejtë e kthyer në rutinë. Ai pretendon ta marrë në duar këtë trofe për të tretën herë tashmë. Ferguson mund të mbështetet për këtë tërësisht në formacionin e tij . Rooney, Berbatov, Tevez janë të gjithë në formë shumë të mirë dhe për këtë së bashku me Ronaldon përbëjnë problem për FC Barcelonën. Ndërkohë që spanjollëve u mungojnë katër lojtarë të mbrojtjes dhe për këtë arsye traineri Gurdiola është i detyruar të bëjë ndryshime në formacionin e mbrojtjes. Krahas mbrojtësve të dënuar me karton të verdhë, Dani Alves dhe Eric Abidal, nuk janë në dispozicion as Rafael Marques dhe Gabriel Milito, të cilët janë të dëmtuar.


Edhe një tjetër ogur flet për Manchesterin: në Ligën e Kampionëve anglezët nuk janë mposhtur në 25 ndeshje. Humbjen e fundit Manchester e ka pasur në gjysëmfinalen 2007 kundër AC Mailand me rezultatin 0 : 3.

Autor: Tobias Oelmaier /Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Pandeli Pani