1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Në Portugali fillon pokeri për pushtet

Qeveria liberale e djathtë e humbi shumicën absolute në zgjedhjet në Portugali, por mbetet forca më e madhe. Krijimi i qeverisë së re do të jetë i vështirë për shkak të masave të kursimit.

Tridhjetë minuta para mesnatës të dielën në mbrëmje çdo gjë u bë përfundimisht e qartë: duke shkëlqyer kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho njoftoi para mbështetësve të tij që brohorisnin se ai do të vazhdojë të qeverisë: "Ne do të informojmë Presidentin se forca politike që fitoi në zgjedhje më shumë vota , është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saj dhe të formojë qeverinë."

Por kjo nuk duhet të jetë kaq e thjeshtë. Aleanca liberale e djathtë "Portugalia përpara", që përbëhet nga dy parti PSD dhe CDS-PP, fitoi me të vërtetë zgjedhjet parlamentare në Portugali dhe ajo është me 38.6 për qind të votave forca më e fuqishme në parlamentin e ri. Por Passos Coelho nuk e ka më shumicën absolute. Ai ka nevojë për një partner të ri ose tolerim nga ana e opozitës."

Pedro Passos Coelho

Pedro Passos Coelho

Në vendin e dytë me 32.4 për qind, renditet Partia Socialiste (PS), e nuk e arriti synimin e saj për të caktuar nga radhët e saj kryeministrin e ardhshëm. Blloku i majtë "Bloco de Esquerda" mundi pothuajse t'i dyfishonte me dhjetë për qind numrin e votave, kurse komunistët arritën përsëri tetë përqind. Shumica parlamentare përbëhet pra nga tri partitë opozitare, që kërkojnë t'u jepet fund masave të rrepta të kursimit në Portugali.

Portugezët zgjodhën rrugën e mesme

Edhe pse në votime morën pjesë vetëm 57 për qind e portugezëve, ata zgjodhën edhe një herë rrugën e mesme: nga njëra anë, qeveria mori një e shtënë në bark për shkak të masave të kursimit, ajo nuk u ndëshkua plotësisht. Nga ana tjetër votuesit nuk ua dhanë shumicën e votave as socialistëve, të cilët premtonin të shpenzonin jepnin më shumë para për qytetarët.

Së fundi, shumë mendojnë se ishin socialistët ata, që kur ishin ende në pushtet, i sollën vendit trajtimin drastik të Trojkës. Për të shmangur falimentimin shtetëror, Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i detyruan Portugalinë në vitin 2011 të niste një program të rreptë rehabilitimi, i cili përfundoi vetëm vitin e kaluar.

Qeveria dhe socialistët duhet të negociojnë

Portugalia me sa duket do të përballet me një formim të vështirë të qeverisë. Vërtet që të tri partitë e majta fillimisht kanë refuzuar që ta tolerojnë një qeveri liberale të djathtë pakice nën Pedro Passos Coelhon. Megjithatë kryeministri duket se mendon që do t'i fitojë socialistët si mbështetës.

Antonio Costa

Antonio Costa

Passos Coelho njoftoi se do të ketë lehtësime fiskale dhe se do të zhvillojë bisedime me socialistët. Por shefi i socialistëve António Costa do më tepër: një sistem shëndetësor shtetëror, një shtet më të mirë social dhe më shumë shkollim dhe shkencë.

Pra mbetet të shihet se si do të vazhdojnë bisedimet. Nga ana tjetër António Costa mund edhe të kërcënojë se do të krijojë një qeveri me "Bloco de Esquerda" dhe me komunistët, por kjo është gjithashtu me pikëpyetje, sepse këto parti kanë mendime të ndryshme lidhur me euron dhe me politikën e kursimeve.

Fjalën tani e ka presidenti Anibal Cavaco Silva i cili do të ftojë të gjitha partitë për të dëgjuar analizën e tyre lidhur me zgjedhjet. Vetëm pas kësaj ai ka të drejtë ta ngarkojë Pedro Passos Coelhon me mandatin për të formuar një qeveri të re. Kjo duhet të përpilojë fillimisht buxhetin për vitin 2016 dhe ta kalojë atë në parlamentin e ri.