1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Pakistan vritet nga një atetantat guvernatori i provincës Punjab

Në Islamabad u vra të martën (4.1.) një politikan i lartë bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Asif Ali Zardari. Salman Tasser, guvernatori i provincës Punjab, u plagos nga një breshëri plumbash e vdiq më vonë në spital

default

Guvernatori i provincës Punjab Salman Taseer me bashkëshorten në Islamabad, 28 mars 2009

Sipas të dhënave të policisë ishte pikërisht njëri prej truprojave të tij, që vrau pabesisht politikanin e lartë. Burri, anëtar i një njësie elitë të sigurisë, hapi zjarr ndaj Salman Taseer në zemër të kryeqytetit pakistanez, Islamabad, në afërsi të një tregu shumë të frekuentuar: "Isha ulur një një restorant për të ngrënë, kur papritmas dëgjova të shtënat, fillimisht vetëm një të shtënë e pastaj një breshëri të tërë", rrëfen ky dëshmitarë okular.

Nga spitali, në të cilin mjekët provuan të shpëtojnë politikanin, u tha më vonë se guvernatori i provincës më të madhe të Pakistanit, Punjab, është qëlluar me nëntë plumba. Policia arrestoi vrasësin. Dëshmitari e përshkruan kështu ngjarjen "Nga ajo, që arrita të shoh unë, dy njerëz ndodheshin të shtrirë përtokë. Njëri me fytyrën poshtë dhe me njerëzit e sigurimit, që qëndronin mbi të, në mënyrë që ai të mos kishte mundësi të lëvizte. Pak sekonda më vonë arriti një makinë e policisë. Forcat e sigurimit e futën atë pastaj në makinë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes."

Tasser figurë me influencë në Pakistan

Pakistan Gouverneur Salman Taseer ermordet

Guvernatori i Punjabit, Salman Taseer.

Siç duket çdo ndihmë e spitalit për Salma Tasser-in ishte e vonuar. Nga arrestimi i atentatorit autoritetet shpresojnë të ndriçojnë saktë edhe sfondin e sulmit. Ajo, që dihet saktë, është se Salman Taseer nuk ka hezituar kurrë që të kritikojë ekstremizmin fetar në vend. Jo shumë kohë më parë ai është ankuar për forcimin e islamistëve në provincën Punjab. Dhe ishte deklaruar kundër ligjit të diskutueshëm të blasfemisë. Një ligj, i cili parashikon dënimin e çdo fyerje ndaj Islamit, ligj, i cili sipas të dhënave të kritikëve, shpesh keqpërdoret për t'i eliminuar nga skena personat e padëshiruar. Taseer njihej edhe si person i besuar i presidentit pakistanez Zardari. Edhe ai njëlloj si Zardari ishte anëtar i partisë aktuale në pushtet, Partisë Popullore të Pakistanit. Presidenti mori vesh për vrasjen e Taseer-it gjatë një vizite në Karachi në jug të Pakistanit, sqaroi një zyrtare e partisë: "Presidenti ndodhej në një takim të rëndësishëm, kur mori lajmin e trishtuar. Ai anuloi menjëherë të gjitha takimet e tjera. Ne e lusim Allahun për mëshirë. Ne do të ballafaqohemi me terrorizmin me guxim. Salman Taseer ishte një burrë i guximshëm", tha politikanja Sharmila Farooqi.

Pakistani para sfidave

Pakistan Grab von Banazir Bhutto

Mbi varrin e Benazir Buttos, të vrarë me 27.12. 2007

Në fund të vitit 2007 gjatë një tubimi parazgjedhor pati qenë vrarë kryeministrja e atëhershme Benazir Bhutto. Ajo ishte po ashtu nga Partia Popullore e Pakistanit. Pas kësaj vrasjeje qe ngjallur një debat i nxehtë për masat e sigurisë, një diskutim që tani mund të rindezet sërish: "Taseer u vra nga truproja e tij personale. Kjo nuk mund të quhet mangësi në sistemin e sigurisë", mendon Raja Riaz, një politikan i lartë nga provinca Punjab. Megjithatë Pakistani i shumëvuajtur krijon sërish përshtypjen se ai po rrëshqet nga njëra krizë në tjetrën. Në verën e fundit vendi u dëmtua rëndë nga përmbytjet, talebanët ushtrojnë terror në mbarë vendin. Para pak kohësh qeveria humbi shumicën e saj në parlament. Dhe tani ndodhet në këmbë të dobëta si asnjëherë më parë. Vrasja e Taseer-it ka të ngjarë që të përforcojë sërish tek popullata ndjenjën e pasigurisë.

Autor: Kai Küstner/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 05.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztkt
  • Data 05.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztkt