1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Pakistan pritet të organizohen zgjedhje të reja parlamentare

Një javë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme presidenti Musharraf deklaroi se zgjedhje të reja parlamentare do të organizohen përpara datës 9 janar 2008. Datën e saktë e cakton prej komisisioni i zgjedhjeve.

Presidenti Pervez Musharraf gjatë konferencës së shtypit në Islamabad ( 11.11.07)

Presidenti Pervez Musharraf gjatë konferencës së shtypit në Islamabad ( 11.11.07)

Pervez Musharrafi po i dorëzohet presionit të brendshëm dhe të jashtëm. Megjithatë ende mbetet shumë çështje të hapura.
Presidenti pakistanez nuk do që ta heqë nga fuqia gjendjen e jashtëzakonshme, edhe pse do të respektojë planin e dikurshëm, sipas së cilit zgjedhjet duhet të organizohen deri në mes të muajit janar.

Gjatë një konference shtypi në Islamabad presidenti deklaroi se për herë të parë do të zhvillohen njëkohësisht si zgjedhjet e përgjithshme ashtu edhe zgjedhjet për parlamentet e katër provincave të vendit. Deri më 20. nëntor të gjitha parlamentet do të shpërndahen sipas afatit kur përfundon periudha e legjislaturës.

Sipas fjalëve të Musharrafit funksionet e tyre do t'i marrin përsipër qeveri të përkohshme "në nivel kombëtar duke filluar nga data 15 nëntor, në nivel provincash nga dt. 20 nëntor. I lutem komisionit zgjedhor që të organizojë sa më shpejt që të jetë e mundur zgjedhjet e reja. Ato duhet të organizohen përpara datës 9 janar, pra fillimit të muajit të shenjtë të Muharramit."

Musharrafi theksoi se synon që shumë shpejt të bëjë betimin si president civil i vendit, por se pret për këtë vendimin e Gjykatës së Lartë të vendit në lidhje me rizgjedhjen e tij në këtë post. Pas kësaj ai është i gatshëm të heqë dorë prej postit të kryekomandantit të ushtrisë.

Ende është e paqartë se sa kohë do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme. Musharrafi tha se vendimi që iu desh të merrte për këtë ishte më i vështirë i jetës së tij, por nuk dha sqarime të sakta se kur mendon ta shfuqizojë atë. Ai e argumentoi këtë masë me konfliktin e vazhdueshëm me Gjykatën e Lartë të vendit. Si shkaqe të tjera ai përmendi përhapjen e ekstremizimit në Pakistan dhe luftimet mes forcave të sigurisë dhe talibanvëe sidomos në veriperëndim të vendit. Nisur prej atentateve të ekstremistëve kudo në Paksitan ai theksoi se mendon që të paktën për periudhën e organizimit të zgjedhjeve ta lërë në fuqi gjendjen e jashtëzakonshme.

Aktivistët e të drejtave të njeriut si dhe përfaqësuesit e opozitës e kanë hehdur poshtë në mënyrë të përsëritur idenë e organizimit të zgjedhjeve në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Katalogu i masave të kësaj gjendjeje i kufizon thellë mediat si dhe organizimin e mbledhjeve dhe të mitingjeve. Kjo ka çuar edhe në arrestimin e shumë politikanëve. Musharrafi tha se pret që të gjithë politikanët e arrestuar nga radhët e opozitës të lirohen dhe të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhje.

  • Data 11.11.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAID
  • Data 11.11.2007
  • Autor Christoph Heinzle
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CAID