1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Në përgjithësi udhëtim shumë pozitiv" - Westerwelle bën bilancin e vizitës në Kinë

Në përfundim të vizitës së tij në Lindjen e Largët, Ministri i jashtëm gjerman Westerwelle u tregua optimist se megjithë diferencat që ekzistojnë Gjermania mund të zhvillojë marrëdhënie të mira me Pekinin.

Ministri i Jashtëm gjerman diskutoi për Tibetin, për Dalai Lamën, por edhe për lirinë e mendimit dhe të shtypit.

Ministri i Jashtëm gjerman diskutoi për Tibetin, për Dalai Lamën, por edhe për lirinë e mendimit dhe të shtypit.

Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, bëri para gazetarëve një bilanc pozitiv të vizitës së tij katërditore në Japoni dhe Kinë. Para kthimit në Gjermani, Westerwelle vizitoi tempullin Lama në Pekin dhe u takua në ambasadën gjermane me përfaqësues të shoqërisë civile, ndër të cilët edhe shkrimtarë dhe artistë. Një ditë më parë Westerwelle pati zhvilluar bisedime politike me kolegun e tij Yang Jiechi dhe kryeministrin Wen Jiabao.

Guido Westerwelle mund të jetë i kënaqur. Vërtet që portreti i tij dekoron faqen e parë të gazetës „China Daily“, një e përditshme në gjuhën angleze me një fotografi modeste në fund të faqes ku përmendet vizita e tij. Por përmbledhja e bërë nga ai është: „Në përgjithësi udhëtimi ishte shumë pozitiv dhe tregon se politika e jashtme e orientuar nga vlerat dhe politika e jashtme e orientuar nga interesat nuk janë në kontradikttë."

Westerwelle bën bilanc pozitiv të vizitës në Kinë.

Westerwelle bën bilanc pozitiv të vizitës në Kinë.

Një akt balancimi e quajti ai vizitën e tij në Kinë, në një vend kampion botëror i eksporteve por edhe në një vend në të cilin ekzekutohet numri më i madh i dënimeve me vdekje. Westerwelle është i vetëdijshëm për këtë. „Ne duam të eksportojmë, ne duam të pushtojmë tregje në mënyrë që edhe në Gjermani të hapen vende të reja pune, por ne gjithashtu nuk duam të heqim dorë nga përfaqësimi i vlerave tona."

Ministri i Jashtëm gjerman nuk kaloi pa bërë zhurme në Kinë, ai diskutoi me partnerët e tij për temën e diskutueshme të Tibetit, për Dalai Lamën, por edhe për lirinë e mendimit dhe të shtypit. „Unë nuk pres që të vij si ministër i jashtëm në Kinë, të kthehem prej andej dhe çdo gjë të ndryshojë.“

Maksima e Westerwelles është, pikat e ujit çajnë gurin kur bien vazhdimisht. Dhe ai e di se Kina interesohet vetëm për një gjë, që asnjë palë të mos humbasë fytyrën. „Në politikën e jashtmë, dhe kryesisht në marrëdhëniet me Kinën, është shumë e rëndësishme që të ruhen rregullat e formalitetit. Atëherë mund të flitet për të vërteta të pakëndshme."

Zhvillimet duhen parë në afat të gjatë, mendon Westerwelle.

Zhvillimet duhen parë në afat të gjatë, mendon Westerwelle.

Për shembull për shkelje të të drejtave të njeriut dhe dënime si ai i fundit kundër disidentit Liu Xiaobo, të cilit i duhet të kalojë njëmbëdhjetë vjet në burg sepse ka folur për format politike. Westerwelle, e tematizoi edhe këtë. „Natyrisht që ne jemi të shqetësuar për arrestimin dhe dënimin drakonian. Cila është alternativa që kemi? T`i japim fund dialogut, kjo nuk është alternativë. Sepse nëpërmjet saj lihen në baltë ata njerëz që kërkon të mbrosh.“

Westerwelle e di se për udhëheqjen kineze liria e shtypit dhe e mendimit nuk janë aktualisht me prioritete të mëdha, mëgjithatë ai nuk do që të dekurajohet: „Nuk duhen parë vetëm goditjet e momentit. Shtypja e lirisë së shtypit dhe të mendimit të lirë duhet regjistruar dhe nuk duhet lejuar të ndodhë, por zhvillimet duhen parë në afat të gjatë, dhe kush kërkon të luftojë për të drejtat qytetare, të drejtat e lirisë, duhet të tregojë durim.“

Autor : Barbara Kostolnik / Aida Cama

Redaktoi : Eliana Xhani

  • Data 16.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LXg7
  • Data 16.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LXg7