1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në një hap me botën - Kosova miraton rezolutën e mijëvjeçarit

Parlamenti i Kosovës në një seancë solemne miratoi rezolutën mbi objektivat zhvillimore të mijëvjeçarit. Kuvendi i Kosovës rikonfirmoi me këtë përkushtimin për partneritet ndërkombëtar.

default

Parlamenti, Prishtinë

Parlamenti i Kosovës në një seancë solemne miratoi rezolutën mbi objektivat zhvillimore të mijëvjeçarit, një rezolutë kjo që u nënshkrua në vitin 2000 nga 189 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me miratimin e kësaj rezolute, Kosova dëshiron të radhitet krah vendeve që do të luftojnë dukuritë negative dhe merr obligime për arritjen e objektivave zhvillimore të mijëvjeçarit. Kosova nuk është anëtare e OKB-së, por ajo dëshiron t'u bashkohet vendeve që kanë nënshkruar rezolutën mbi objektivat zhvillimore të mijëvjeçarit.

Sipas kryetarit të parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, synimet që dalin nga deklarata e mijëvjeçarit janë të rëndësishme për gjendjen aktuale në Kosovë. "Pasojat e politikës së dhunshme ndaj Kosovës dhe lufta kanë pasoja të rënda në të gjitha fushat, si varfëria e theksuar, prapambetja e arsimit, vdekshmëria e lartë e foshnjave, shëndeti i pambrojur i nënës, përhapja e sëmundjeve ngjitëse dhe dëmtimi i ambientit."

Në seancën solemne të pranishëm ishin edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Presidenti Sejdiu, është i mendimit se miratimi i deklaratës së mijëvjeçarit nga parlamenti i Kosovës tregon qartë orientimin e Kosovës krah vendeve që synojnë politikat zhvillimore të mijëvjeçarit: "Ne do të punojmë bashkarisht që qytetari i Kosovës të përfitojë nga ky proces duke krijuar ndryshim në cilësinë e jetës në mënyrë që çdo njeri të ketë shëndet, edukim, strehim dhe siguri", thotë presidenti Sejdiu.

Nga ana e tij kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilëson deklaratën e mijëvjeçarit si një dokument udhërrëfyes për synimet që ka Kosova të radhitet krah vendeve nenshkruese të rezolutës: "Republika e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha masat duke siguruar veprimin e ligjit duke luftuar krimin dhe duke i kontribuar lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitalit në mënyrë që të bëhet faktor i stabilitetit dhe zhvillimit jo vetëm regjional por edhe më gjerë", thotë kryeministri Thaçi.

Kosova synon politikat zhvillimore. Aktualisht ajo radhitet ndër vendet më të varfra në rajon. Në bazë të statistikave të organizatave të ndryshme, papunësia në Kosovë arrin shifrën e mbi 50 %, varfëria e skajshme kalon shifren e mbi 15 %, ndërsa vdekshmëria e foshnjave poashtu kap numrin më të lartë në rajon.


  • Data 17.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fc1F
  • Data 17.10.2008
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fc1F