1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Moskë dyfishohet numri i vdekjeve si pasojë e smogut

Në kryeqytetin rus, Moskë, i cili është përfshirë prej ditësh nga një re e dendur tymi është dyfishuar numri i vdekjeve. Reja krijohet nga djegiet e pyjeve përreth Moskës.

Smog i rëndë në Moskë

Smog i rëndë në Moskë

Tani e konfirmoi edhe shefi i Autoriteteve Ruse të Shëndetësisë, Andrej Selzowski: e nxehta përvëluese që po vazhdon dhe tymi helmues në kryeqytetin rus kanë bërë që numri i vdekjeve të shtohet në mënyrë masive.

"Mesatarja e rasteve të vdekjeve është 360-380. Aktualisht në Moskë vdesin afërsisht 700 vetë në ditë."

Një mjek emergjence, i cili nuk donte ta përmendte emrin, konfirmoi përballë ARD-së, se ka pasur shumë më tepër telefonata emergjence, për shkak të situatës aktuale. Ai u ankua për kushtet thuajse katastrofale në autoambulanca:

"Autoambulancat ndodhen në një gjendje të keqe dhe janë shumë të vjetra - ky është problemi. Mjekët e emergjencës janë krejtësisht të rraskapitur, sepse temperatura në autoambulanca shpesh është mbi 50 gradë. Automjetet e shpëtimit nuk janë pajisur me aparat ajri të kondicionuar."

Shkak për shtimin e numrit të vdekjeve është pa dyshim situata aktuale, u tha:

"Shkak për thirrjet e emergjencës është në radhë të parë nxehtësia dhe tani - tymi.

Veçanërisht vuajnë azmatikët, në vapë vuajnë edhe njerëz me tension të lartë gjaku- pra edhe shumë njerëz të moshuar."

Në internet ka gjithashtu shumë shënime nga mjekë, që duan të mbeten anonimë. Ata konfirmojnë se gjithnjë e më shumë njerëz vdesin nga infarkti dhe nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Por eprorët u kanë thënë atyre që duhet të heshtin për shkakun e vërtetë të vdekjes. Shumë druhen gjithashtu se mund të humbasin vendin e punës. Disa nga faqet e përmendura të internetit aktualisht i kanë bllokuar.

Njëri nga radiostacionet, që flet hapur për katastrofën aktuale është stacioni i Moskës "Echo Moskwy". Atje transmetohen në mëngjes parashikimet e rëndimit të ajrit me lëndë të dëmshme:

"Sipas të dhënave aktuale, koncentrimi i monoksidit të karbonit e kalon normën e lejuar me trefishin e tij. Përsa u përket lëndëve që rrinë pezull në ajër ato e kalojnë tri herë e gjysmë normën e lejuar. Gjatë ditës, nëse nuk ndryshojnë kushtet atmosferike, koncentrimi mund të pakësohet nga ora 14-18, por përmbajtja e lëndëve të dëmshme do ta kalojë në mënyrë të konsiderueshme normën e lejuar."

-thotë Jelena Lessina nga Monitoringu Ekologjik i Qytetit.

Moskovitët shfrytëzojnë tani çdo shans, për të lehtësuar disi frymëmarrjen. Qoftë pranë një shatërvani në park, në supermarkete ose në muzeume. Vizitat në galerinë e njohur Galeria e Re Tretjakov për artin modern aktualisht nuk janë të mundura. Aparati i ajrit të kondicionuar ishte i mbingarkuar me tymin - dhe lajmëruesit e tymit lëshonin pa ndërprerë alarm. Muzeun hë për hë e mbyllën.

Autor: Stefaan Lack/Auron Dodi

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OgQv
  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OgQv