1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Maqedoni lehtësohen procedurat për marrjen e shtetësisë

Ligji i ri për shtetësi në Maqedoni është i harmonizuar me legjislaturën evropiane, andaj në të ardhmen qytetarët që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë shumë më shpejt do të kenë përgjigje se a do ta fitojnë atë.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Në Maqedoni ekziston një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë shtetësi. Problemi kryesor për marrjen e shtetësisë janë kushtet rigoroze të cilat aplikuesit vështirë i plotësojnë. Ka raste kur një qytetar i cili ka lindur dhe është rritur në Maqedoni por nuk posedon shtetësinë për shkak se në ish shtetin e përbashkët të Jugosllavisë ka ndërruar vendbanimin. Duke i patur para sysh problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët gjatë aplikimit për shtetësi, ministria e punëve të Brendshme ka inicuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësi. Sipas zëvëndësministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami me ligjin e ri dukshëm do të shkurtohet procedura për pajisje me dokumentin e shtetësisë. Ndryshimet parashikojnë formimin e një komisioni të posaçëm shtetëror që do të merret me shqyrtimin e lëndëve, ndërsa qytetarët do të mund të parashtrojnë ankesa në gjykatën administrative.

“Inicohet kontest administrativ dhe këtu shkurtohet dukshëm procedura. Ka ndodhur që procedura të vonohet 5-6 muaj ndoshta edhe më shumë , një vit e më tepër dhe palët për tërë atë periudhë nuk kanë mund as të kenë shtetësi por as nuk kanë mund të inicojnë kontest në gjykatë”, thekson Xhelal Bajrami.

Deri në fund të shtatorit të këtij viti janë parashtruar gjithsejt 1.800 aplikime për shtetësi prej të cilëve 1.000 janë maqedonas dhe 800 shqiptarë. Opozita shqiptare ka kërkuar që për të marrë shtetësi të mos jetë kusht njohja e gjuhës maqedonase. Për këtë çështje zëvendësministri Bajrami sqaron:

“Meqë tani edhe gjuha shqipe në të gjitha ato komuna ku ka popullsi shqiptare mbi 20% është gjithashtu gjuhë zyrtare, mjafton që qytetarët të cilët vinë prej atyre komunave të dinë të flasin dhe shkruajnë në gjuhën shqipe, plotësojnë gjithashtu këtë kriter”, shprehet Xhelal Bajrami.

Qytetarët mirëpresin lehtësimet për marjen e shtetësisë sepse ky dokument është shumë i domosdoshëm. Rejhane Kabashi, është kosovare e martuar në Maqedoni. Për katër vite ajo nuk posedon asnjë dokument.

“Kam trokitur në shumë dyer por deri sot nuk kam rregulluar asgjë. Kemi krijuar familje dhe shumë është problem që t'i regjistrojmë edhe fëmijët. Nuk mund të punësohemi, vërtet është e vështirë”.

Me ndryshimet me ligjin për shtetësi, Maqedonia do të ketë një ligj më fleksibël po thuaj se nga të gjitha shtetet në rajon thotë zëvendësministri i punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami.

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Esat Ahmeti