1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet paraprake

Në Mal të Zi zhvillohen ditën e djelë zgjedhjet parlamentare. Sondazhet flasin për fitore të kryeministrit, Milo Gjukanoviç. Rreth 650 mijë banorët e Malit të Zi udhëhiqen prej 20 vjetësh nga komunistët e reformuar.

Në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet paraprake, Podgoricë

Në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet paraprake, Podgoricë

Për Komisionin Evropian zgjedhjet në Mal të Zi janë vendimtare. Dy javë më parë Komisari për zgjerimin, Oli Rehn, i bëri lavdata të ftuarit të tij Milo Gjukanoviç për sukseset e qeverisë malazeze në reformat politike dhe ekonomike. Megjithëse, sipas tij ka edhe vend për kritika: "Unë dëshiroj të mbështes Malin e Zi në përpjekjet e tij për fuqizimin e strukturave administrative, të sistemit të drejtësisë, të luftimit të kriminalitetit të organizuar dhe korruspionit. Unë mund të siguroj përkrahjen e Komisionit në rrugën drejt BE-së."

Këtë pranverë Mali i Zi, që ka futur në qarkullim euro-n si monedhë monetare, dëshiron që me miratimin e Brukselit të bëhet zyrtarisht vend kandidat për pranim në BE. Nevoja, për të marrë një mandat të plotë të antarësimi u shpreh edhe në deklaratën e qeverisë për zgjedhjet e parakohshme.

Në Mal të Zi zhvillohen ditën e djelë zgjedhjet parlamentare

Në Mal të Zi zhvillohen ditën e djelë, 29 mars zgjedhjet parlamentare

Në të vërtetë malazezët duhet t`i kishin zhvilluar zgjedhjet gjysëm viti më vonë. Vëzhguesit politikë mendojnë se do të ketë probleme sociale si pasojë e rënies ekonomike. Kryeministri Gjukanoviç, foli plot besim në fushatën elektorale në qytetin e tij të lindjes, Niksiç: “Bankat në Mal të Zi ndodhen në rrezik likuiditeti. Sipërmarjet malazeze prodhojnë pa ndërprerje. Në Mal të Zi nuk ka masa të mëdha të papunësh," tha Gjukanoviç.

Sondazhet parashikojnë që Blloku ”Mali i Zi Evropian” i Milo Gjukanoviçit të fitojë më shumë se gjysmën e votave. Në koalicion ndodhen tre patnerët e saj të vegjël dhe Partia Demokratike e Socialistëve. Kjo parti ka qenë në pushte në Mal të Zi në mënyrë të pandërprerë që prej përmbysjes së ish-Jugosllavisë, në vitin 1991.

Milo Gjukanoviç ka qenë kryeministër dhe president i vendit - Ai pritet të zgjidhet sërish

Milo Gjukanoviç ka qenë kryeministër dhe president i vendit - Ai pritet të zgjidhet sërish

Kryetari i partisë ka qenë edhe kryeministër dhe president i vendit. Vetëm në periudhën 2006 deri 2008 ai qëndroi i paangazhuar një gjysëm vit. Në këtë kohë ai grumbulloi pasuri përrallore me aftësitë e tij sipërrmarrëse të dyshimta. Opozita nuk është në gjendje të përballojë karizmën tij. Të majtët socialistë, reformatorët liberalë ose partia e pakicës nacioanliste nuk mund ta rrëzojnë Gjukanoviçin, megjëse ai akuzohet për afera të shumta korruptive dhe skandale kriminale.

Autor: Filip Slavkoviç / Mimoza Cika Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama


  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKsG
  • Data 27.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HKsG