1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Liberi përdoret serumi i ebolës, i patestuar sa duhet deri tani

Për shkak të zhvillimit dramatik të epidemisë së ebolës në Afrikën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara kanë lejuar një ilaç eksperimental. Numri i vdekjeve nga ebola ka arritur në më shumë se një mijë.

Presidenti Barack Obama dhe autoritetet shëndetësore të SHBA kanë miratuar përdorimin e agjentit ZMapp në Liberi, e cila është veçanërisht e prekur nga epidemia e ebolës, tha presidentja e këtij vendi afrikanoperëndimor, Ellen Johnson Sirleaf. Ky ilaç u jepet mjekëve, që janë infektuar me virusin e rrezikshëm duke trajtuar të sëmurët me ebola. Prodhuesi Mapp Bio njoftoi gjithashtu se e ka dërguar të gjithë përbërjen në Afrikën Perëndimore. ZMapp do të jepet falas.

Lutje drejtuar Obamës

Johnson Sirleaf sipas raporteve nga Monrovia i kishte kërkuar Obamës javën e kaluar personalisht lejimin e ZMapp. Sipas autoriteteve të SHBA ai nuk është testuar ende sa duhet për përdorim te njerëzit.

Megjithatë dy punonjës të një organizate ndihmëse amerikane, që ishin infektuar në Afrikën Perëndimore me virusin ebola, pas kthimit të tyre në Shtetet e Bashkuara ishin trajtuar me ZMapp. Gjendja e tyre shëndetësore ishte përmirësuar. Por është edne e paqartë, nëse kjo është për shkak të ilaçit. Edhe një prift spanjoll i sëmurë me ebola është trajtuar në një spital në Madrid me këtë ilaç.

Megjithë masat e marra epidemia në Afrikën Perëndimore është përhapur më tej. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se numri i vdekjeve nga ebola është rritur në 1013. Brenda tri ditëve deri të shtunën e kaluar ka patur 52 raste rë tjera vdekjesh. 29 në Liberi, 17 në Sierra Leone dhe gjashtë në Guine. Numri i infeksioneve me ebola ka arritur në 1848.OBSH ka e shpalli të premtën epideminë e ebolës në Afrikën Perëndimore një rast emergjent shëndetësor ndërkombëtar.