1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në kundërsulm diplomatik- Serbia kërkon hetime për trafikun e organeve

Serbia ka depozituar një projektrezolutë në OSBE, duke kërkuar një hetim ndërkombëtar, dhe të paanshëm të kryesuar nga OKB-ja, në lidhje me akuzat për trafikun e organeve nga Kosova.

Ministri i Jashtëm serb, tVuk Jeremiç

Ministri i Jashtëm serb, tVuk Jeremiç

"Ne duam, që përmes mjeteve tërësisht demokratike, të sigurojmë se do të ketë drejtësi për njerëzit që kanë humbur jetën në një mënyrë kaq të tmerrshme në Kosovë,” tha pa dhënë detaje Gordana Comic, një përfaqësuese e Serbisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Projektrezoluta është depozituar në organet përkatëse të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Europë, në një kohë që ajo do të mbajë deri të dielën sesionin vjetor në qytetin e Beogradit. Aty pritet të ketë debate të forta në Komisionin për Demokracinë, Të Drejtat e Njeriut dhe çështjet humanitare.

Kërkesa e Serbisë, ka në bazë të saj rekomandimin e fillimit urgjente të hetimeve të pavarura dhe ndërkombëtare, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, për heqjen dhe shitjen e organeve njerëzore, sipas Serbisë, që janë bërë në Kosovë, gjatë dhe pas luftës më 1998-1999.

Serbia ka insistuar prej kohësh në këtë hetim, që kur Këshilli i Europës nëpërmjet raportit të Dick Marty akuzoi në dhjetor se një grup guerrilasish shqiptarë, kanë pas ngritur kampe ku shumë serbë janë vranë dhe iu janë marrë organet për t`i shitur.

Këto akuza janë duke u hetuar ndërkohë edhe nga misioni i BE në Kosovë, EULEX, por Beogradi zyrtar nuk ka aspak besim në këtë hetim, duke kërkuar hetim jashtë Kosovës.

Autor: AFP/ Aurel Boriçi

Redaktoi: Aida Cama