1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në kujtim të gjenocidit nazist ndaj sintive dhe romëve

Nazistët gjermanë nuk përndiqnin dhe persekutonin vetëm çifutët. Sipas vlerësimeve ata kanë vrarë dhe rreth gjysmë milioni sinti dhe romë.

Pranë Rajshtagut në Berlin u përurua të mërkurën (24.10) një përmendore në kujtim të fatit të sintive dhe romëve të persekutuar tyre. nga nazistët gjermanë.

"Gjenocidi ndaj sintive dhe romëve ka lënë gjurmë të thella dhe plagë edhe më të thella", tha kancelarja gjermane Angela Merkel në ceremoninë e inaugurimit. Monumenti është si një "pasqyrë dhimbjeje pa fund" tha kancelarja. Ai na bën të qartë që duhet të respektojmë dinjitetin e njeriut në çdo rast idividual, vuri në dukje kancelarja Merkel.

Holokaust i harruar

Dëshmitari i asaj kohe Soni Weisz e quajti gjenocidin ndaj sintive dhe romëve si "holokaust i harruar". Në fjalën e tij, ai përshkroi se si i shpëtoi deportimit për në kampin e vdekjes Auschwitz, por se si i duhej të shihte se si prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij i morën dhe i dërguan në kamp.

Monumenti është një "shenjë e njohjes së dhimbjes së vuajtur", por dhe shpresa se "antisemitizmi, racizmi dhe anticiganizmi nuk do të marrin më ato forma si në vitet tridhjetë." - theksoi Weisz. Ai kritikoi edhe trajtimin e sintive dhe romëve në të tashmen. Shoqëria nuk ka mësuar nga e kaluara pothuajse "asgjë"- theksoi Weisz.

Përsëri viktima të diskriminimit racor

Das Denkmal für die im Nationalsozialismus ermordeten Sinti und Roma wird am 24.10.12 in Berlin eingeweiht. Knapp 70 Jahre nach Kriegsende wurde am Mittwoch in Berlin das Denkmal für die 500.000 von den Nazis ermordeten Sinti und Roma eingeweiht. Foto: Rainer Jensen/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Monumenti është vepër e skulptorit izraelit Dani Karavan

Anëtarja e kryesisë së shoqatës Arbeiterwohlfahrt, Brigitte Dëcker, tërhoqi vëmendjen rreth trajtimit aktual të romëve. Pasardhësit e viktimave të Holokaustit bëhen përsëri viktima të diskriminimit racor, kur vijnë në Gjermani si azilkërkues, tha ajo.

Monumenti është vepër e skulptorit izraelit Dani Karavan. Në buzë të tij është gdhendur në anglisht dhe gjermanisht poema "Ausshvici" i poetit italian Santino Spinelli, i cilë është gjithashtu rom. Më gjuhë të fortë poema përshkruan vuajtjet e viktimave të Holokaustit.

DW.COM