1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Kosovë të respektohet rendi dhe ligji

Serbët e Kosovës kërkojnë që misioni evropian EULEX të jetë neutral sa i përket statusit të Kosovës, ndërsa udhëheqësit shqiptarë kërkojnë që EULEX të funksionojë në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Shqiptarët dhe serbët kanë qëndrime të ndryshme rreth mandatit që duhet të ketë misioni evropian për polici dhe drejtësi EULEX, mision ky që ka filluar tashmë punën në të gjitha rajonet e Kosovës. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kërkon që misioni të bashkërendojë punët me qeverinë e tij, e cila funksionon në bazë të Kushtetutës së Kosovës, por disa nga përfaqësuesit e serbëve kërkojnë që misioni EULEX, të ketë qëndrim neutral ndaj statusit, nëse dëshiron që të ketë sukses. Hashim Thaçi, është kryeministër. "Do të ketë ushtrim autoriteti të institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjithë territorin e vendit dhe çdo veprim i misionit duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pakon e kryendërmjetësit, Marti Ahtisari," thotë kryeministri, Thaçi.

Ndërkohë disa nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, thonë se misioni i BE-së EULEX, patjetër që duhet të ketë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës sepse me kushtin që misioni të zbarkojë në Kosovë është pajtuar edhe Beogradi. Përfaqësueist e serbëve të veriut, ku situata është më e ndjeshme, thonë se nëse misioni e dëshmon që është neutral në raport me statusin e Kosovës, atëherë kjo për bashkësinë serbe nuk do të jetë problem. Por, ata shfaqin dyshime sepse disa herë është thënë se policët e UNMIK-ut do të heqin uniformat e tyre dhe kjo sipas serbëve do ta rrezikojë situatën e sigurisë nëse UNMIK-u nuk ushtron mandatin e tij. Zyrtarët e misionit evropian EULEX, nga ana e tyre nuk shprehen hapur nëse misioni i tyre do të ketë qëndrim neutral apo jo ndaj statusit të Kosovës. Ata thonë se misioni i tyre është një mision teknik që ka për detyrë zbatimin e rendi dhe ligjit pa dallim. Por analistët në Kosovë thonë se vet fakti që misioni evropian EULEX është futur nën ombrellën e rezolutës 1244 të KS-it, e bënë misionin neutral ndaj statusit të Kosovës.

  • Data 10.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDAB
  • Data 10.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDAB