1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Kosovë KQZ shpalli rezultatet e balotazhit

Me parregullësi të vogla dhe pa ndikim në Kosovë përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komunash.

default

Zgjedhje balotazhi u zhvilluan në 21 komuna dhe pjesëmarrja e qytetarëve ishte 37.88 përqind. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve procesin e votimit e vlerësoi të rregullt. Vlerësim të njejtë dhanë edhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të rezultateve paraprake tha se Partia Demokratike e Kosovës fitoi në 10 komuna nga 21 sosh, ku u zhvilluan zgjedhje balotazhi. E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila fitoi në 5 komuna. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi në tri komuna. Në komunën e re të Hanit të Elezit, fitoi një kandidat i pavarur, Refki Suma, ndërsa komuna e Shtërpcës u fitua nga serbët e Kosovës. .

Wahlen im Kosovo 2009

Një kandidat serb ishte në garë edhe në komunën e Novobërdës, mirëpo ai humbi përballë një kandidati shqiptar të LDK-së. E paqartë akoma mbetet se kush do të udhëheqë me qytetin e Prizrenit, qyteti i dytë më i madhi në Kosovë, për faktin që edhe PDK edhe LDK fituan nga 50 përqind të votave. Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-ve, thotë se në këtë qytet akoma nuk janë numëruar votat me kusht dhe të cilat janë mbi 1600.

“Ne shpallëm rezultatet preliminare, mirëpo këtu nuk janë përfshirë votat me kusht, rezultati i të cilave do të dihet pas dy ose tre ditësh”, thotë Nesrin Lushta.

Autoritetet ndërkombëtare vlërësuan zhvillimin e procesit në frymë demokratike.

Shefi i zyrës civile ndërkombëtare Peter Faith e vlerësoi pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje, sidomos ata të komunës së Shtërpcës, ku kryetar në këtë komunë do të jetë një përfaqësues serb.

“Për serbët e Kosovës është një rast i mirë, që të ecet përpara me procesin e decentralizimit”, thotë Peter Faith.

Proces zgjedhor i vështirë u zhvillua në disa rajone në veri të Kosovës.

Kosovo Kommunalwahlen 2009

Në disa pjesë të komunës së Mitrovicës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua të perdorë ekipe levizëse për votim për faktin që asnjë nga qendrat e votimit në këtë pjesë nuk u hap për shkak të kundërshtimit të serbëve. Zyrtarë të policisë së Kosovës thanë se gjatë procesit të votimit në nivel të Kosovës nuk është shënuar ndonjë incident serioz, pos disa rasteve të izoluara, që megjithatë nuk ndikuan në mbar,vajtjen e procesit të votimit. Baki Kelani, është zëdhënës i policisë.

Sidoqoftë, rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale dhe rezultatet paraprake të raundit të dytë, shpallin fituese në më së shumti komuna, PDK-në, e cila po ashtu udhëheq qeverinë e Kosovës. Ajo pasohet nga LDK,, ndërsa partia e tretë radhitet AAK. Koalicioni AKR-LDD, i udhëhequr nga Behxhet Pacolli dhe Nexhat Daci, nuk arriti të fitojë asnjë komunë edhe pse në balotazh ishte në tri komuna të Kosovës.

Autor: Bekim Shehu

Radektoi: Angjelina Verbica

  • Data 14.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1lr
  • Data 14.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1lr