1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Kosovë gazetarët hulumtues përballen me kërcënime

Kërcënimet vijnë nga grupe të ndryshme interesi dhe nga zyrtarë të lartë. Policia thotë se është e njoftuar për rastet dhe është e gatshme t'u ofrojë kujdes më të shtuar gazetarëve, që merren me tema hulumtuese

default

Vehbi Kajtazi, gazetar i së përditshmes Koha Ditore

Vehbi Kajtazi, është një gazetar i ri i së përditshmes Koha Ditore. Ai merret me tema hulutuese, siç janë rastet e përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë në korrupsion e deri tek hetimet, që u bëhën grupeve të ndryshme të interesit. Vehbi Kajtazi, thotë se është kërcënuar edhe nga gjykatës të Kosovës.

“Fillimisht kam qenë i këcënuar nga i njëjti person dy herë brenda një periudhe njëvjeçare. Ai ka qenë një ish komandant i UÇK-së dhe jam kërcënuar nga ai për shkak të disa shkrimeve, që kam bërë për vepra penale të djemëve të tij. Ndërsa herën tjetër kam qenë i kërcënuar nga një gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, për shkak se kam shkruar se ai është nën hetime dhe po pritet që të ngritet aktakuzë kundër tij për përfshirje në vepra penale”, thotë Vehbi Kajtazi.Gazetari Vehbi Kajtazi, thotë se ai është këcënuar nëpërmjet telefonit.

“Kërcënimet kanë qenë edhe me likuidim fizik, për shkak të shkrimeve, që kam bërë në gazetën Koha Ditore. Shkrimet e mia kanë të bëjnë me disa vepra penale të njerëzve, për të cilat unë kam raportuar dhe kjo sigurisht nuk u ka pëlqyer atyre dhe për këtë arsye unë jam kërcënuar”, thotë Vehbi Kajtazi.

Policia: Eshtë njoftuar disa herë për raste të tilla

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se pavarësisht kërcënimeve ai do të vazhdojë punën edhe pse kërcënimet i krijojnë një ndjenjë pasigurie si te ai, ashtu te familja e tij. Policia e Kosovës nga ana e saj, thotë se disa herë janë njoftuar për raste të kërcënimit të gazetarëve. Baki Kelani i tha DW-së, se policia e Kosovës për synim ka të mbrojë jetën e qytetarëve të Kosovës, ndërsa për gazetarët ai thotë se është e gatshme të ofrojë edhe siguri më të shtuar në varësi të natyrës së kërcënimit.

Baki Kelani Kosovo Polizeisprecher im Interview mit DW

Baki Kelani, zëdhënës i policisë në Prishtinë

“Njëra ndër objektivat strategjike të policisë së Kosovës është që të mbrojë jetën dhe pronën, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, ku në këtë rast hyn edhe mbrojtja e gazëtarëve nga kanosje të ndryshme, që mund t'u bëhën si dhe t'i trajtojë ata në mënyrë të barabartë duke përfshirö edhe kanosjet e gazetarëve”, thotë Baki Kelani.

Asociacioni i gazetarëve profesionistë të Kosovës: fenomeni po merr përmasa shqetësuese.

Asociacioni i gazetarëve profesionistë të Kosovës vetëm gjatë vitit të shkuar ka regjistruar 20 raste të kërcënimit të gazetarëve. Ymer Mushkolaj, drejtor i këtij asociacioni, thotë se për programitn tonë se fenomeni i kërcënimit të gazetarëve në Kosovë gjithnjë e më shumë po merr përmasa shqetësuese.

“Me logjikën e institucioneve të Kosovës gazetarët në Kosovë nuk janë të rrezikuar, gazetarët kanë liri të plotë të shprehjes dhe fjalës. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Ne normalisht nuk presim që në Kosovë gazetarët të vriten dhe të dëmtohen rëndë, sikur ndodh në shtete totalitare, por të kenë liri të fjalës”, thotë Ymer Mushkolaj.

Për kërcënimet, që u bëhën gazetarëve në Kosovë sidomos atyre, që mërren me tema hulumtuese, kanë reaguar edhe shumë organizata ndërkombëtare. I fundit ishte reagimi i organizatës reporterë pa kufij, ku thuhet se ata nuk mund të pajtohen që hetimet e policisë nuk rezultojnë gjithmonë me sukses për identifikimin e kërcënuesit. Për më shumë për ta është tmerruese, kur shihen zyrtarët, që bëjnë çmos për t'i privuar mediat nga të drejtat legjitime të tyre.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZq7
  • Data 23.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MZq7