1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Kosovë emërohen të ngarkuarit e parë me punë diplomatike jashtë vendit

10 diplomatët e parë të Kosovës do të vendosen në 10 vende të ndryshme të botës. Sipas qeverisë, 8 nga 10 emrat të ngarkuarve me punë diplomatike jashtë vendit, janë profesorë universiteti.

Prishtinë

Prishtinë

Qeveria e Kosovës emëroi të ngarkuarit e parë me punë në misionet diplomatike jashtë vendit. Kosova fillimisht do të ketë 10 ambasada në vendet të ndryshme të botës, ndërsa më vonë misionet diplomatike do të zgjerohen. Të ngarkuarit me punë diplomatike, janë: Avni Spahiu në Uashington, SHBA, Sylejman Gashi, në Nju Jork, pranë OKB-së, Muhamet Hamiti në Londër, Mbretëria e Bashkuar, Muhamedin Kullashi në Paris, Francë, Uillson Mirdita në Berlin, Gjermani, Albert Prenkaj në Romë, Itali, Ilir Dugolli në Bruksel, Bekim Sejdiu në Ankara, Turqi, Sabri Kiçmari në Vjenë, Austri, Naim Mala në Bernë, Zvicër dhe Gazmend Pula në Tiranë, Shqipëri. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, thotë se emërimi i të ngarkuarve të parë me punë diplomatike jashtë vendit është një moment shumë i rëndëishëm për Kosovën.

"Do ta rrisim përkushtimin për diplomaci moderne në interes të vendit dhe rrjedhave diplomatike globale. qëllimi dhe vizioni ynë është integrimi sa më shpejt në NATO, BE dhe kultivimi i marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA-së", thotë kryeministri Thaçi.

Asnjë nga emrat e përmenduar tash për tash nuk do ta kenë funksionin e ambasadorit. Ata fillimisht do të cilësohen vetëm të ngarkuar të Kosovës me punë diplomatike. Kjo për faktin që në bazë të Kushtetutës së Kosovës ambasadorët duhet të përzgjidhen me konkurs të hapur dhe kjo do të ndodhë pak më vonë. Sipas qeverisë, tetë nga 10 emrat të ngarkuarve me punë diplomatike jashtë vendit, janë profesorë universiteti dhe asnjë nga ata nuk identifikohet me fanatizëm partiak. Qeveria e Kosovës, tashmë ka caktuar një buxhet prej 24 milion eurosh, për blerjen e objekteve ku do të vendosen misionet diplomatike të Kosovës.

  • Data 28.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6V8
  • Data 28.08.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F6V8