1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në Korfuz trajtohen çështje të rëndësishme

Rehabilitimi i marrëdhënieve NATO-Rusi, pas luftës në Gjeorgji si dhe garantimi i sigurisë evropiane në shekullin e 21-të janë objektivat kryesorë të dy takimeve të rëndësishme që mbahen në ishullin grek të Korfuzit.

default

Me 27 dhe 28 qershor, ishulli grek i Korfuzit do të jetë në epiqendër të politikës ndërkombëtare me mbajtjen fillimisht, të Këshillit NATO-Rusi e nesër të takimit jo formal të mbi 50 ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së.

“Sesioni i OSBE-së në Korfuz ka si objektiv të krijojë një tjetër atmosferë dhe të tjera marrëdhënie midis Perëndimit dhe Rusisë”, deklaroi ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani, në cilësinë e krysueses së radhës të OSBE-së, duke shtuar se do të mbahet dhe një mbledhje e ministrave të jashtëm evropianë për çështjen e Iranit. Këshilli NATO-Rusi, që mbahet nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jap de Hoop Shefer, është orvajtja e parë e përafrimit të të dy palëve pas luftës në Gjeorgji verën e kaluar dhe mbështetjes ruse të shkëputjes së Osetisë Jugore. Në këtë kontekst ndihmës sekretari amerikan i shtetit Xhejms Stainberg - zonja Klinton do të mungojë për shkak të lëndimit të dorës së saj- dhe ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të synojnë harmonizimin e qëndrimeve të Uashingtonit dhe Moskës mbi një axhendë të mprehtë problemesh që nga Afganistani dhe deri te përmbajtja e Sigurisë Evropiane dhe mburoja antiraketore amerikane në Evropë.

Aspiratat janë të mëdha dhe për përcaktimin e “hartës” së Sigurisë Evropiane ku sesioni jo formal i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së pritet të shënojë dhe hapin e parë të së shtuquajturës “Procedurë e Korfuzit” që do të çojë në vijim në një Helsink të ri. Në tavolinë do të vihen të gjitha parametrat e sistemit të ri të sigurisë, që nga ai ushtarak dhe politik e deri tek ai ekonmik dhe social me probleme të tilla si energjia por edhe emigracioni klandestin dhe trafiqet e ndryshme të paligjshme. Nga takimet bilaterale për problemet e rajonit të Ballkanit pritet me interes ai midis shefave të diplomacisë të Athinës dhe Shkupit Bakojani-Miloshoski.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Bahri Cani


  • Data 27.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IcMR
  • Data 27.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IcMR