1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Në Kopenhagë vazhdon lufta kundër premtimeve boshe - Në mbarë botën demonstrohet për mbrojtjen e klimës

Mijëra njerëz në mbarë botën dolën të shtunën (12.12.) në rrugë për të demonstruar për një marrëveshje globale mbi të drejtën për klimën. Demonstrata më e madhe u mbajt në Kopenhagë

Pamje nga protestat në Kopenhagë

Pamje nga protestat në Kopenhagë

"Unë pranova një njoftim nga policia. Kur ne po planifikonim demonstratën, ne ishim të sigurtë se do të vijnë 20 mijë, shpresonim për 60 mijë ndërsa policia njoftoi se ne jemi 100 mijë".

Shefi i Organizatës Greenpeace, Kumi Naidoo

Shefi i Organizatës Greenpeace, Kumi Naidoo

Shefi i Organizatës Greenpeace, Kumi Naidoo është po ashtu kryetar i aksionit "tck, tck, tck“, simbol onomatop për orën e klimës që bie pandërprerë. Ky aksion ka bërë thirrje për një tubim masiv në përfundim të pjesës së parë të konferencës për klimën. Pavarësisht asaj se a është e saktë që në tubim morën pjesë 100 mijë veta: e sigurtë është që bota pret që në Kopenhagë të merret një vendim udhërrëfyes dhe e kërkon atë.

"Sot në mbarë botën kemi organizuar 4000 aksione për t'iu thënë liderëve politik që natyra nuk negocion dhe se ata nuk kanë të drejtë që të luajnë poker politik me të ardhmen e planetit tonë".

Në "Bella Center" ndërkohë delegacionet kanë bërë bilancin e javës së parë të negociatave. Ministrat e parë të ambientit kanë mbërritur në Kopenhagë për të përgatitur negociatat e nivelit të ardhshëm para se në fund të javës së ardhshme krerët e qeverive dhe shteteve të kenë marrë vendimet e tyre.

A do të jetë një marrëveshje korrekte, të detyrueshme ligjërisht për të gjithë në Kopenhagë? Për Tuvalu-n, një shtet ishull i vogël në Paqësor ashtu si dhe për shtetet e tjera ishuj dhe shumicën e vendeve në zhvillim në Kopenhagë në lojë ndodhet ekzistenca e tyre. William Fry është drejtuesi i delegacionit të Tuvalu-s:

Pasojat që mund të sjellin ndryshimet klimaterike

Pasojat që mund të sjellin ndryshimet klimaterike

"Unë dua që presidentët dhe kryeministrat e qeverive të kenë para vetes një opsion për një marrëveshje të detyrueshme ligjore në mënyrë që atë ta nënshkruajnë këtu. Kjo është lutja ime urgjente dhe e madhe. Ne e kemi paraqitur propozimin tonë para gjashtë muajsh. Para gjashtë muajsh, jo tani në dy ditët e fundit!. Kur jam zgjuar sot, kam qarë. Kjo për një burrë të rritur nuk është e lehtë të pranohet kjo. Fati i vendit tim ndodhet në duart tuaja. Faleminderit".

Presidentja e konferencës dhe komisarja e ngarkuar për klimën e BE-së Connie Hadegaard e ka dëgjuar shpesh gjatë kësaj jave kërkesën e përfaqësuesit të shtetit Tuvalu:

"Edhe ne duam të kemi dy marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe në tryezë janë të gjitha opsionet. Dua të theksoj se asnjë opsion nuk është përjashtuar edhepse detyrë e jona sot është që të bëjmë një bilanc", tha Hadegaard.

Autor: Helle Jeppesen / Esat Ahmeti

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 13.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1MT
  • Data 13.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L1MT