1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Kirgizi mbahet zi për viktimat e kryengritjes popullore

Qeveria e vetëshpallur kalimtare deklaroi se situata është stabilizuar në masë të madhe.

default

Në kryeqytetin e Kirgizisë Bishkek një numër i madh njerëzish kanë mbajtur zi për viktimat e kryengritjes së përgjakshme popullore. Gjatë sulmit ndaj ndërtesave qeveritare prej pëkrahësve të opozitës dhe në përleshjet në rrugë me policinë ditët e kaluara u vranë 75 vetë dhe u plagosën 1.000 të tjerë.

Ndërkaq qeveria e vetëshpallur kalimtare deklaroi se situata është stabilizuar në masë të madhe. Forca të ushtrisë dhe policisë patrullojnë në kryeqytetin e vendit Bishkek. Plaçkitësit janë ndaluar me të shtëna paralajmëruese dhe gaz lotsjellës. Një delegacion i qeverisë së re pritet në Moskë. Kryeministri rus Putin i ka siguruar ish republikës sovjetike mbështetje. Presidenti i dëbuar Bakijev vazhdon të refuzojë dorëheqjen, por konsiderohet i izoluar politikisht.

Autor: DPA/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mryy
  • Data 09.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Mryy