1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Në këtë fazë duhet funksionimi i institucioneve dhe jo pezullimi i tyre

Shefi i UNMIK-ut, Joakim Rycker, zyrtarizoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 nëntorit. Ryker emëroi disa përfaqësues serb si mandatar të komunave serbe, pavarësisht mospjesëmarrjes në zgjedhje.

default

Joakim Ryker

Kryeadministratori i Kosovës, Joakim Rycker duke zyrtarizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë i ka cilësuar ato të sukesshme . Parlamenti i Kosovës i ka duart e lira të formojë përbërjen e re me shumicë të PDK-s, e udhëhequr nga Hashim Thaqi.

Joakim Rycker udhëzoi që parlamenti i Kosovës të krijohet jo më larg se 30 ditë pas zyrtarizimit të rezultateve të zgjedhjeve. "Unë pres që kjo të bëhët shumë më shpejtë sepse në Kosovë është shumë e rëndësishme funksionimi i institucioneve për faktin që vendi gjendet në fazën përfundimtare të zgjidhjes së statusit" tha Ryker.

Serbët do të drejtojnë komunat me shumicë serbe

Në zgjedhjet e 17 nëntorit pjesëtarët e pakicës serbe morën shumë pak pjesë në këtë proces, por pavarësisht kësaj, ata sërish do të drejtojnë komunat me shumicë serbe. Kjo për faktin që shefi i UNMIK-ut ka mandatin e emërimit të kryetarëve të një komune.

Bazuar në rezolutën 1244, Ryker mund ta ushtrojë mandatin "në emër të asaj që të zgjedh një mandatar komunal për një përfaqësim të drejtë në këtë rast një përfaqësim të pakicave në institucionet e Kosovës", tha kryeadministratori. Në këtë fazë në të cilën ndodhet Kosova, është tepër i rëndësishëm funksionimi i institucioneve dhe jo pezullimi i tyre.

Zgjedhjet për kuvendin e Kosovës dhe për asambletë komunale tashmë mund të cilësohen të përfunduara, por jo ato për kryetar të komunave me shumicë shqiptare. Balotazhi për kryetarët e shumicës së komunave të Kosovës do të zhvillohet me 8 dhjetor.

  • Data 05.12.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXSF
  • Data 05.12.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CXSF