1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Në kërkim të së vertetës në Kundus

Këtë të mërkurë bëhet konstituimi i komisionit të mbrojtjes për hetimin e sulmeve ajrore në Kundus. Qeveria dhe Parlamenti nuk e kanë informuar sa duhet opinionin lidhur me këto sulme, ku u vranë më shumë se 140 vetë

default

Anëtarë të Komisionit bisedojnë me 16.12. 2009, para një seance të Komisionit të Mbrojtjes

Komisioni duhet të hedhë më shumë dritë në këtë ngjarje.Çfarë ka ndodhur me të vërtetë në natën mes 3 dhe 4 shtator në Kundus? Situata rreth sulmeve të Bundesverit ndaj dy autocisternave dhe njerëzve në Kundus është aq e paqartë, saqë duhet të krijohet një komision hetimor për ta sqaruar atë. Ish-Ministri i Mbrojtjes, Franz Josef Jung, ka heshtur për motivet e vërteta të këtij sulmi, i cili në fillim u quajt "ushtarakisht në rregull". Ndërkohë që pasojat ishin të rënda: është dashur të vriten udhëheqësit talibanë, por u vranë dhe shumë civilë.

tanklastwagen, kundus, georg klein, bundeswehr, afghanistan

Cisternat pas sulmit me urdhër gjerman

Ministri i ri i Mbrojtjes në fillim bëri vlerësime të njëjta si Jungu, por shumë shpejt pranoi se ka pasur mangësi në informim dhe largoi nga puna dy bashkëpunëtorë të rëndësishëm, të cilët gjoja nuk e kanë informuar sa duhet ministrin. Se për çfarë detajesh të heshtura është fjala, deri tani nuk e ka thënë. Këtë duhet ta shpjegojë komisioni, pohon ministri Karl-Theodor zu Guttenberg.

"Për mua vendimtare dhe e rëndësishme është që të gjitha informatat për zhvillimet në Kundus t'i jepen Komisionit hetimor. Ai është vendi, ku gjërat duhet të shpjegohen deri në fund. Në ato kohëra unë nuk kam qenë në vendin përgjegjës, por është me interes që të përcaktohet se kush dhe si ka qenë i përfshirë dhe si ka shkuar rrjedha e informimit."

Guttenberg / Jung / Afghanistan

Ministri aktual i Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg, (majtas) dhe paraardhësi i tij Jung

Gatishmëria e qeverisë për bashkëpunim është sipas opozitës edhe në interesin e saj. Politikani socialdemokrat Rainer Arnold kritikon me fjalët...

"...se qeveria dhe në veçanti zoti zu Guttenberg po fshihen tani pas komisionit hetimor. Zoti zu Guttenberg thotë po në parim, sipas tij komisioni është shumë i mirë, sepse më në fund edhe vetë do ta kuptojë se çfarë informacionesh kanë mbërritur në ministri. Jo! Detyra jonë është që atë dhe qeverinë ta kontrollojmë me gjithë fuqinë e komisionit hetimor."

Georg Klein / Afghanistan / Bundeswehr

Koloneli gjerman Georg Klein, që dha urdhërin në Kundus

Një komision i këtillë është arma më e fuqishme e Parlamentit, kur është fjala për kontrollin e qeverisë. Opozita ka shumë pyetje. Nga Ministri i Mbrotjes do ta dijë se në bazë të cilave informata e ka vlerësuar këtë sulm së fundi si ushtarakisht jo të matur. Fjala është për shumë viktima civile, gabime në udhëheqjen e aksionit dhe mundësinë e shkeljes prej Bundesverit të të drejtës ndërkombëtare. Karl-Theodor zu Guttenberg do të jetë i pari, që do të ftohet prej komisionit, ndërsa menjëherë pas tij, Kancelarja Angela Merkel. Anëtari i komisionit, Omid Nouripour i ekologjistëve shtron pyetjen se çfarë ka ditur Angela Merkel për këtë sulm.

Omid Nouripour, MdB, Bündnis 90/Die Grünen

Omid Nouripour

"Jo vetëm për 4 shtatorin, por edhe çështjen, nëse me të vërtetë ka pasur një ndryshim strategjie, për të cilën Parlamenti nuk ka debatuar kurrë."

Kushtetuta lejon që komisioni të ndërmarrë edhe aksione hetimore, që do të thotë të marrë në pyetje dëshmitarë, të rishikojë dëshmitë dhe dokumentet e tjera. Dallimi nga komisionet e tjera parlamentare, ku seancat janë kryesisht të hapura, është se seancat e komisionit të mbrojtjes mbahen me dyer të mbyllura. Por opozita është kundër. Ajo kërcënon me kërkesën për krijimin e një komisioni tjetër, nëqoftëse qeveria kërkon, që ky komision të punojë me dyer të mbyllura. Opinioni ka të drejtë që të informohet për të vërtetën.

Së fundi komisionet e mbrotjes kanë punuar në periudhën prej vitit 1998 deri 2006 gjithmonë si komisione hetimore. Kështu ishte në rastet e hetimeve lidhur me dukurinë e ekstremizmit të djathtë në ushtrinë gjermane në vitin 1998 si dhe kritikat e ish të burgosurit të Guantanamos, Murat Kurnaz. Vlerësohet se hetimet për sulmet ajrore në Kundus do të zgjasin të paktën një vit.

Autor: Nina Werkhäuser/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 16.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L3iQ
  • Data 16.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L3iQ